Bitraj s'figuron në listën VIP të kazinove. Hoxha: Në burg kokat e turkut jo dirigjentët
Tirane- Ardian Bitraj nuk figuron të jetë në listën e personave VIP të cilët pronarët e kazinove të kryeqytetit disponojnë, ndërkohë që dyshimet janë se këto para janë shfrytëzuar nga një rrjet i mirëorganizuar brenda stafit BSH.Artan Hoxha gazetari investigativ i emisionit “Xhungël” i ftuar në emisionin “Natën Vonë” të gazetares Jonida Shehu mbrëmë në RTV Ora News thotë se dyshimet e para nga hetimet janë se këto para ose mund të kenë dalë jashtë ose mund të jenë investuar në Shqipëri për të blerë pasuri të patundshme.Ndërkohë që thotë se çështja do mbyllet me këta që shkojnë në burg, po në burg do shkojnë kokat e turkut. Nuk kanë për të shkuar ata që duhet të shkojnë dhe të japin llogari.Ja çfarë deklaroi Artan Hoxha mbrëmë në emision Thuhet që një person i vetëm i ka nxjerrë lëkët nga Banka, pra ai super sistemi i cili është tenderuar nga kjo Bankë ka kushtuar me paratë e shqiptarëve dhe trajnimi i njerëzve aty, na e paska rrëzuar një punonjës i zakonshëm i Bankës, i cili ka mbushur xhepat dhe paska dal me ato para nga andej për 4 vjet dhe është ulur në bastoret e lagjeve dhe aty ka vazhduar të humbi, sepse nuk ka fituar.Se i bie që ky ka qenë fatzi i jashtëzakonshëm, humbi 7 miliardë dhe ky "mavri" nuk fitoi asnjë lek?!Si është e mundur që këto para janë vënë në qarkullim në atë rrjetin e zi të lojrave të fatit dhe nuk ka asnjë informacion Shërbimi Informativ për të, nuk ka asnjë informacion Drejtoria e Pastrimit të Parave, sepse me ligj çdo kompani, çdo pikë bastesh, për shuma mbi 1 milion lekë të reja vë në dijeni Drejtorinë e Pastrimit të Parave?!E dini ju që në çdo kazino ka sistem sigurie dhe sistemi i sigurisë i ka kamerat minimalisht 15 ditë.Ndërkohë mbahen deri në 5 vjet për rastet e dyshuara prej tyre.Jam interesuar para se të vija në emision se si sigurohej. Nuk figuron ky personi të ketë bërë këtë gjëmën e madhe. Nuk figuron ky lojtar kaq i madh në Tiranë.A e dini që pronarët e kazinove në Tiranë dhe qytetet e tjera kanë një listë të klientëve "VIP", sepse atje nuk hyn dikush që nuk ka lek.Si ka mundësi që në listën "vip" që kanë këta i ka shpëtuar pikërisht ky emër, ky punonjës i institucionit më të rendësishëm, të siguruar.Ky punonjësi te objekti X i ka shpëtuar këtij institucioni Y që mban vendin në këmbë dhe ca më tepër të dilet sot pa pikën e përgjegjësisë dhe të deklarohet pa patur ende një hetim të Prokurorisë.Me kaq mundësi sa Prokurori i Përgjithshëm i ka vënë në dispozicion të hetimit të kësaj çështje, unë e falenderoj atë për kurajon dhe guximin që ka marrë për ta hetuar i vetëm.Kjo çështje do mbyllet me këta që shkojnë në burg, po në burg do shkojnë "kokat e turkut". Nuk kanë për të shkuar ata që duhet të shkojnë dhe të japin llogari.Dyshoj për rrjet të mirëorganizuar brenda BSH Nga informacionet paraprake të hetimit që kam unë dyshimet e para janë që këto para janë shfrytëzuar nga një rrjet i mirëorganizuar brenda stafit BSH-së i cili i ka përdorur për të kryer shkëmbimet ditore në tregun valutor të Tiranës.Këto para janë nxjerrë me dijeni të atyre personave që janë dirigjentët dhe grabitësit e vërtetë të kësaj.Me dijenë e tyre janë futur në treg janë qarkulluar dhe futur sërish, sipas manovrave që janë bërë.Por mesa duket, një pjesë dyshohet ose ka dalë jashtë shteti ose përdoret të jenë blerë pasuri të patundshme.Dy vrasje tronditën botën financiare në një muajKëto duhen verifikuar por të ndodhin brenda një muaji dy ngjarje kaq të mëdha dy ngjarje kaq të rënda: Vrasja e administratorit dhe drejtuesit kryesor të një prej bankave kryesore të nivelit të dytë, Artan Santo, një ngjarje pa pautor. Vrasja nuk ishte supermafioze por ishte superdështim reagimi i agjencive zbatuese. Dhe sot nuk e dimë cfarë ka ndodhur dhe brenda një muaji ne pësojmë një goditje të dytë në botën financiare.(Jonida Shehu: A kanë lidhje me njëra tjetrën këto)Nuk dua të bëj Avokatin e Djallit por besoj se nëse ka një njeri që ka dijeni për operacionet që mund të ketë bërë Santo, guverantori është personi nr 1 që vihet në dijeni për të gjitha lëvizjet.Të gjitha të dhënat e deritanishme nuk arrijnë të provojnë që vetëm këta dy persona, sikur çfarëdo mundësie të kenë patur ato të kenë vepruar të vetëm dhe të kenë pasur mundësi fizike t’i nxjerrin me çanta, trasta nga një objekt i sigurisë së lartë dhe të mos kishin lënë gjurmë.Ja historia nga momenti kur u deklarua vjedhja në BSH(Video: Ndiqni emisionin e plotë "Natën Vonë")Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter