Skandali i vjedhjes në BSH, Braçe: Tolerancë zero për çdo përgjegjës, nga Fullani tek i fundit

Tirane- Kryetari i komisionit të Ekonomisë deklaroi se vjedhja e 7. 13 milionë dollarëve ka treguar se ka dështuar funksionimi në BSH që në hallkën e parë bazë deri tek auditi ndërkombëtar i BSH.Duke e quajtur një ngjarje të rëndë që cënon rëndë imazhin e Bankës së Shqipërisë por dhe më gjërë  imazhin e shtetit shqiptar, Erjon Braçe kërkoi një hetim të zgjeruar dhe tolerancë zero për çdo përgjegjës, duke nisur nga Fullani tek zyrtari i fundit."Me këtë ngjarje është cënuar rëndë imazhi i Bankës së Shqipërisë dhe më gjërë se imazhi i Bankës, imazhi i shtetit shqiptar. Natyrisht, kemi kërkuar, po e them ashtu siç u tha në mbledhje, tolerancë zero për këdo që është përfshirë në këtë veprimtari kriminale brenda Bankës së Shqipërisë, duke nisur nga Guvernatori i BSH-së deri tek zyrtari i fundit përgjegjës në gjithë atë zinxhir të kontrollit dhe inventarizimit të vlerave monetare në BSH në të tre aspektet, në aspektin administrative, në aspektin ligjor " tha Braçe në një deklaratë për shtyp nga kryesia e Kuvendit, rreth orës 12: 30 minuta.Deklarata për shtyp u mbajt gati një orë nga mbyllja e seancës dëgjimore me dyer të mbyllura që u mbajt nga komisioni i Ekonomisë dhe ku u dëgjua Guvernatori i BSH-së Ardian Fullani dhe  anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të BSH.Braçe i kërkoi prokurorisë të shtojë numrin e prokurorëve që janë angazhuar në këtë dosje."Duhen më shumë njerëz të prokurorisë për të identifikuar çdo hallkë që nuk ka funksionuar dhe për të ndëshkuar me tolerancë zero cilindo”Cfare u tha në seancën me dyer të mbyllura“Morëm një informacion të detajuar lidhur me gjithë çfarë ka ndodhur në Bankën e Shqipërisë por dhe një analizë paraprake mbi përgjegjësitë. U informuam dhe për masat e marra për të kthyer çështjen e sigurisë."Tolerancë zero për këdo të përfshirë, nga Fullani tek zyrtari i fundit  "Me këtë ngjarje është cënuar rëndë imazhi i Bankës së Shqipërisë dhe më gjërë se imazhi i Bankës, imazhi i shtetit shqiptar. Natyrisht, kemi kërkuar, po e them ashtu siç u tha në mbledhje, tolerancë zero për këdo që është përfshirë në këtë veprimtari kriminale brenda Bankës së Shqipërisë, duke nisur nga Guvernatori i BSH-së deri tek zyrtari i fundit përgjegjës në gjithë atë zinxhir të kontrollit dhe inventarizimit të vlerave monetare në BSH në të tre aspektet, në aspektin administrative, në aspektin ligjor - sepse unë besoj me kaq informacion sa kemi deri tani , se do duhen përmirësime të rëndësishme ligjore në ligjin për BSH dhe në aspektin penal, për të nxjerrë përgjegjësitë e plota për të gjithë zinxhirin që është përfshirë në këtë vepër kriminale."Reforme te plote, ka dështuar nga hallka e pare deri tek auditi nderkombetar"Me tolerancë zero për çdo përgjegjës dhe natyrisht me një reformë të plotë në të gjitha aspektet e BSH, përfshi rekrutimin e personelit, mbikqyrjen dhe në fund reformimin e sistemit të kontrollit brenda BSH. Po ju them se sistemi i kontrollit nga pikëpamja e ligjeve rregulloreve, sistemi teknologjik ka funksionuar ndërsa pjesa tjetër ajo që varet drejtëpërdrejtë me njerëzit ka dështuar. Ka dështuar që në hallkën e parë bazë siç e pranon vetë Guvernatori deri tek auditi ndërkombëtar i BSH."Nuk ka mundësi që shuma e vjedhur të jetë më shumë se 713 milionë lekë të reja "Ju garantoj qartazi se të paktën nga raportimi që na u bë ne nuk ka asnjë mundësi që vlera të jetë më e madhe se 713 milionë lekë të reja sa është deklaruar dje nga BSh dhe Këshilli Mbikqyrës. Në aspektin ekonomik nuk ka asnjë lloj H" tha Braçe.Prokuroria të shtojë prokurorët“Prokuroria të përfshijë më shumë njerëz në hetim dhe hetimi të jetë gjithëpërfshirës.”Hetimi penal duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të përfshijë ekspertë të organit të prokurorisë më shumë se sa çka sot të angazhuar.  Duhen më shumë njerëz të prokurorisë për të identifikuar çdo hallkë që nuk ka funksionuar dhe për të ndëshkuar me tolerancë zero cilindo”Pse heshti komisioni i Ekonomisë Braçe tregoi edhe arsyet pse anëtarët e komisionit të Ekonomisë kanë heshtur për këtë skandal, madje i bëri thirrje dhe medias të bëjnë kujdes. “Kam pyetur nëse deri në radhën e dytë të familjarëve të tij ka ndonjë të punësuar në BSH. Nuk më rezulton që të ketë të punësuar. E gjitha ka qenë heshtje dhe kujdes maksimal për të mos folur pa fakte. Edhe ju bëni kujdes sepse nuk po flasim për financat e mia. Me financat e mia të merret kushdo por po flasim me financat e BSH.(Video: Ja deklarata e Erjon Braçes)Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter