Berat, shtyhet vendimi për privatizimin e shërbimit urban, autobuzët në gjendje të amortizuar

Berat- Numri i pamjaftueshëm i votave në këshillin bashkiak ka shtyrë vendimin për privatizimin e shërbimit urban në qytetin e Beratit. Me mjete krejtësisht të amortizuara, të pakolauduara, të pasiguruara me një ndërmarje të zhytur në borxhe, shërbimi urban në qytetin e Beratit vazhdon të ofrojë kushte të vështira në transportin e udhëtarëve në rrugët e qytetit.Disa herë në këshill është diskutuar mundësia për privatizimin e shërbimit urban, por vendimi për privatimin e këtij shërbimi nuk është marrë, pasi i është lënë kohë parkut të autobuzëve të dal nga situata dhe të ketë performancë më të mirë.Në mbledhjen e radhës në këshill ditën e djeshme kryetari i bashkisë, Fadil Nasufi, i është përgjigjur pyetjeve të këshilltarëve duke argumentuar se parku i udhëtarëve rezulton ende me borxhe pranë tatim taksave, ndërkohë që nuk mund të filitet për cilësi në shërbim, pasi mjetet jo vetëm që janë të vjetra, por janë të pakolauduara dhe të pasiguruara.Por, ndonëse kanë rënë dakort në parim që parkut të autobuzëve t’i hapet rruga për privatizim, votat kanë qënë të pamjaftueshme, pasi nuk janë plotësuar 18 vota pro. Në këto kushte nuk i është hapur rruga privatizimit të këtij shërbimi, gjë e cila do të ngelet për mbledhjet e ardhshme.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter