Pse hesht politika për skandalin e vjedhjes në BSH? Artan Hoxha e ka një përgjigje

Tirane- Pse hesht politika në këtë skandal të madh të vjedhjes së 7.13 milonë dollarëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë?Gazetari investigativ i emisionit "Xhungël" Artan Hoxha ka një përgjigje:"Drejtuesi të institucioneve kryesore në vend kanë familjarët e tyre: Që nga gruaja e presidentit të Republikës, kunata e ish kryeministrit, kushërinj të deputetëve të së majtës dhe të djathtës bashkë. Banka është përdorur për të mbaruar qokat e klasës politike dhe ka shërbyer për t’i siguruar mandatin e dytë Guvernatorit Fullani.thesari-qe-u-grabit-BSH(Në foto: Ndërtesa e thesarit që u grabit)Ja çfarë tha Artan Hoxha në emisionin "Natën Vonë" të gazetares Jonida Shehu në RTV Ora News, mbrëmë më 29 korrik 2014.“Kjo ngjarje është aq e madhe sa e gjithë klasa politike në unison me përjashtim të Erjon Braçes, jo ka heshtur por ka kafshuar gjuhën dhe kjo i bën edhe më të mëdhaja përmasat e këtij skandali dhe po lëvizin të githë gurët për të shmangur zbulimin e së vërtetës.Pëmendëm kushtet e sigurisë dhe dëgjuam reagimin e bankës. Për faktin se është vet banka që kur nuk mbante më ujë pilafi shkoi dhe bëri kallëzim në prokurori dhe i gjithë informacioni që ne kemi deri sot nuk është informacion që është siguruar për shkak të hetimeve që ka bërë prokuroria, por është informacion i siguruar për shkak të të dhënave që i ka dhënë banka prokurorisë. Është një prokuror i vetëm, ndryshe nga viti 2000 kur drejtori i hetimeve, i prokurorisë së përgjithshme u vu në krye të ekipit dhe ka punuar ditë natë.Sot situata është krejt ndryshe. Nuk varet siguria e një objekti si i ka muret, por sa mend që kanë njerëzit që ka brenda. Po ta shikoni organigramën, Guvernatori i bankës që ka marrë dhe mandatin e dytë i ka futur të gjithë brenda në thesin e vet. Që nga gruaja e presidentit të Republikës, nga kunata e ish kryeministrit, nga motra, mbesër, nipper, kushërinj të deputetëve të së majtës dhe të djathtës bashkë. Drejtues të institucioneve kryesore në vend kanë familjarët e vet.Banka e Shqipërisë, është përdorur për të mbaruar qokat e klasës politike të diskredituar të këtij vendi dhe ka shërbyer për t’i siguruar mandatin e dytë guvernatorit të Bankës i cili njëkohësisht ka bashkëshorten e vet gjyqtare në Gjykatën e Lartë. Ndaj ka kaq heshtje, prandaj opinionit publik nuk i serviret asgjë nga ajo që ka ndodhur, prandaj media e ka të pamundur të hyj brenda mureve të trasha të atij objekti që përmende. Por media nuk hyn dot, paratë paskan dal që andej.Si mund të jesh ti në një objekt super të sigurt kur ty të paskan nxjerrë nga andej 7 miliard lekë . Si është e mundur, kush i nxori, u hap ndonjë tunel nën tokë, na paskan dal nga ai sistemi super i sigurt, ku janë kamerat e sigurisë, ku janë çertifikat e sigurisë që merr çdo punonjës që hyn aty. Si është e mundur që një punonjës i rangut, të këtyre që kanë përfunduar tashmë në hekura. Ata të shkretët janë kokat e turkut në këtë histori. Unë uroj dhe dëshiroj që kjo histori të zbardhet, por eksperinca ka treguar se këto histori nuk zbardhen kurrë dhe shqiptarët jo vetëm nuke marrin vesh ku shkojnë por humbin paratë, sepse janë paratë e shqiptarëve.(Video: Ndiqni emisionin e plotë "Natën Vonë")Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter