Vjedhja e Bankës, Meksi: Individë me integritet duhet të mbajnë përgjegjësi

Tiranë – Anëtarja e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, ish-ministrja e Integrimit Ermelinda Meksi gjykon se për vjedhjen e Bankës Qëndrore duhet të mbahet përgjegjësi nga individë, pasi vetëm integriteti moral i tyre garanton që ngjarje të tilla të mos përsëriten.Në një postim në Fb, Meksi shkruan sot, ditën kur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka raportuar për ngjarjen në Komisionin e Ekonomisë, se “një leksion me kosto të rëndë jep ngjarja e ndodhur në Bankën Qëndrore:Integriteti moral dhe profesional i individit është garancia që ngjarje të kësaj natyre të mospërsëriten.Integriteti nuk është retorikë, për të duhet të garantohet dhe mbahet përgjegjësi,”- thekson Meksi.[caption id="attachment_333285" align="alignleft" width="594"]Mesazhi në Fb i znj.Meksi Mesazhi në Fb i znj.Meksi[/caption]