Gjirokastër, mungesa e kanalizimeve rrethon lagjen nga ujërat e zeza, burim epidemie për banorët

Gjirokastër- Mungesa e kanalizimeve ka bërë që banorët në pjesën e poshtme të lagjes Kodra e Shtufit të jetojnë të rrethuar nga ujërat e zeza, të cilat mund të kthehen në burim sëmundjesh epidemie për shumë pak kohë.Prej vitesh menaxhimi i ujërave të zeza në këtë qytet nuk ka gjetur zgjidhje nga institucionet përkatëse. Sipas banorëve prej vitesh nuk është marrë asnjë masë për sistemimin e kanalizimeve dhe manovrimin e ujërave të zëza.“ Këtu mban shumë erë. Kur është vapë është situata më e keqe. Më shumë për fëmijët”, thanë banorët.E ndërtuar si zonë informale pas viteve 1990, në një pjesë të mirë të lagjes Kodra e Shtufit, nuk është bërë asnjë ndërhyrje për rehabilitimin e ujërave të zëza, infrastrukturën rrugore, apo ndriçimin public.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter