Korçë, banorët e Leskovikut në protestë kundër bashkimit me Ersekën

Korçë- Banorët e komunës Leskovik protestojnë sot kundër reformës territoriale. Ata refuzojnë bashkimin me Ersekën.Banorët  thonë se duan të mbeten njësi më vete pasi me bashkim jo vetëm humbasin traditat e zakonet, duhet të bëjnë një rrugë të gjatë  për të marrë dokumentet e nevojshme.Banorët kanë bllokuar për 20 minuta rrugën që lidh Ersekën me Leskovikun dhe kërcënojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet lokale nëse bashkohen me Ersekën.protesta korce2_001 (Ne foto: Protesta ne Leskovik)