Kukës, gjuetia shfarosëse në liqenin e Fierzës, specialistët: Ekosistemi në rrezik

Kukës- Gjuetia e paligjshme, me mjete shfarosëse, po dëmton në nivele të larta faunën e liqenit të Fierzës. Alarmin e japin ekspertët e mjedisit, të cilët thonë se kjo gjueti ka ndikuar shumë negativisht në faunë, pasi shumë peshkatarë hedhin në liqen lëndë shpërthyese apo rrymë elektrike, në mënyrë që të përfitojnë sasi më të mëdha peshku.Madje, ekspertët thonë se këto mënyra gjuajtje janë shumë më të rrezikshme se ndotja që u krijua këtë pranverë, për të cilën u ndërmorën disa aksione me qëllim largimin e qindra ton mbeturinave që u depozituan në ujërat e liqenit.Gjuatja me mjete plasëse dhe me rrymë elektrike, është kthyer në një problem mjaft shqetësues kohëve të fundit në liqenin e Fierzës, sa i takon peshkimit. Kjo mënyrë po ndikon mjaft negativisht në faunën e liqenit, duke zhdukur disa lloje peshqish, si Ballgjani, Nili, Mëlyshi e Muzdragu ndërkohë që nëse nuk hidhet rasat mund të zhduken edhe llojet e tjera të peshqve që janë në këtë liqen.Në brigjet e liqenit të Fierzës janë të licensuara 4 grupe peshkatarësh, ndërkohë që ushtrojnë aktivitet 150 grupe peshkatarësh që nuk kontrollohen. Në këtë liqen jetojnë 11 lloje peshqish, që nga koha e krijimit të tij.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter