Tiranë, djali qëllon me thikë babain, ja kthen i vëllai
Tiranë-Babë e bir kanë mbetur të plagosur me thikë si pasojë e një konflikti në familje. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:00 në sheshin “Karl Topia”.Sipas burimeve të policisë, djali ka plagosur me thikë babain pas një sherri në familje, por ka ndërhyrë dhe djali tjetër, i cili në mbrotje të babait ka plagosur po me thikë vëllain.Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e parë mjekësore.Nuk dihet identiteti i personave të plagosur dhe policia nuk jep detaje në lidhje me këtë ngjarje.Policia ka mbërritur menjëhërë në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur shkaqet e kësaj plagosje.
(Në foto: Pamje nga vendi i ngjarjes) Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter