Basha: Rama e ka shndërruar qeverisjen ne agjenci reklamash
Tiranë -Vite më parë kur mori angazhimin politik Lulzim Basha votën e parë si demokrat e ka hedhur në degën nr. 8 të PD në Tiranë, votë e cila e çoi më pas deri në krye të kësaj force politike.Lideri i opozitës është kthyer sërisht për të votuar në këtë degë, por si kryetar që vendos i barabartë me anëtarët e tjerë drejtimin e grupseksionit në këtë lagje të vjetër të Tiranës.Ndërsa ka shprehur vullnetin e tij Basha ka kujtuar se në këtë proçes, të gjithë anëtarët e PD janë aksionerë të barabartë në këtë parti.“Duke bërë këtë riorganizim të PD në Tiranë në 11 degë ka për qel;lim për të qenë më afër qytetarëve dhe simpatizantëve për ti marrë vendimet e brendshme politike sa më afër anëtarësisë tonë, se pushtetin për vendimmarrje në PD, dita ditës po ja delegojmë anëtarëve të PD”, u shpreh kryetari i PD.Kryetari demokrat përtej angazhimit zgjedhor në PD, nuk ka lënë gjithsesi pa shigjetuar rivalin kryeministër.“Sot asnjë premtim i tyre, jo vetëm që nuk është mbajtur, pro nuk është as në rrugën e mbajtjes. I plasi një e nga një tullumbacet elektorale të premtimmashtrimeve për legalizim falas, për shëndetësi falas, për 300 mijë vende punë, përmes heqjes së TVSH. Papunësia rritet, taksat rriten, bizneset mbyllen. Mjeshtrat e propagandës krihen me iluzionin e fanarit ndricues. Investimi kryesor i tyre janë reklamat”, tha Basha.Zgjedhjet në Tiranë kanë hyrë në fazën përmbyllëse me zgjedhjet për kryetar dege. PD në Tiranë ka një riorganizim të ri me të cilin do të ndërtojë procesin zgjedhor. Ajo nuk do të ketë më një degë të vetme por 11 të tilla që përkojnë me 11 njësitë bashkiake. Oranews.tv