Juliani rikthehet të ecë, 5 muaj pasi humbi këmbët në atentatin ndaj biznesmenit Armand Ceka
Julian Çela, djali 29 vjeçar që kishte humbur dy këmbët në atentatin ndaj biznesmenit Armand Ceka, ka ecur pas 5 muajsh me anë të dy këmbëve me proteza presioni.Në 26 shkurt të këtij viti ndaj Armando Cekës 33 vjeç u organizua një antentat me bombë në kompleksin “Grifon” në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë rreth orës 9:30 ku ai ishte sëbashku me Julian Çelën,(shoferin e tij në atë kohë) dhe me truprojën e tij Artur Sharra.Nga vala goditëse e bombës u plagosën të tre burrat dhe nga kjo ngjarje Juliani humbi dhe këmbët e tij.Një qendër në Dallas “Scott Sabolich Prosthetics & Research” ka dhuruar këmbët për djalin i cili shprehet se është shumë mirënjohës për këtë vepër humane që kjo qendër ka bërë për të.29 vjeçari i cili është i martuar dhe ka një fëmijë ka udhëtuar bashkë me gruan e tij Erjolën në SHBA duke u ndihmuar nga një çift në Kentucky për ushqim dhe fjetje.“Është e mrekullueshme. Akoma se besoj këtë”-ka thënë Juliani.“Kjo ditë është si një ëndërr e realizuar për ne”- është shprehur gruaja e Julianit, Erjola.500 gram C4 zyrës së biznesmenit, gjymtohet Armando Ceka e juristi Julian ÇelaAtentati ndodhi në 26 Shkurt 2014 - VideojaTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter