Peshkopi, mungesa e mjekëve specialist, Biçi: Fluksi i operacioneve i papërballueshëm
Peshkopi- Spitali rajonal i Peshkopisë mund të jetë ndër të paktët spitale ku nuk mungojnë medikamentet kryesore, por bie në sy mungesa e mjekëve specialist.Drejtori i këtij spitali Beqir Biçi thotë se më emergjente është nevoja për një mjek reanimator pasi fluksi i madh i operacioneve, rreth 800 të tilla në vit është i papërballueshëm nga një mjek reanimator i kontraktuar me kohë të pjesshme nga ana e drejtorisë së spitalit Peshkopi." Në spital aktualisht nuk mungon asnjë lloj medikamenti, nevoja emergjente që do ishte për Peshkopinë do ishte për një reaminator, sepse spitali ka një fluks të madh operacionesh, deri në 800 në vit. Por ne kemi dhe mungesa të tjera për mjekë, si ortoped, okulist. Qendra është larg dhe ka fluks të madh", tha aiNdërsa studentët që kanë mbaruar studimet e larta për mjekësi nuk preferojnë të rikthehen në vendin e tyre pasi tendeca e tyre është punësimi në spitalet private.Ndonëse një mjeke reanimatore e cila ka përfunduar studimet në shkurt pritet të jetë shpresa e vetme për përballimin e fluksit të madh të operacioneve në këtë spital.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter