Berisha në Facebook:Rama i thotë publikut prit sa të piqen fiqtë
Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetin social “Facebook” në lidhje me deklaratat e kryetarit të PS-së Edi Rama në lidhje me një pallat që mazhoranca thotë se është në pronësi të bashkëshortes së kryesocialistit.Duke ironizuar deklaratën e Ramës, kryeministri Berisha thekson se ndërsa publiku priste transparencë në lidhje me pallatin ai u tha se “prit sa të piqen fiqtë”."Dje publiku priste nga zoti Rama transparencë për atë që mediat e kanë quajtur “pallati në pajë”, një investim ky nga një pensionist dhe një i vetëpunësuar, me vlerë rreth 2 milonë euro, ndërtuar në kundërshtim me ligjin nga familja e zonjës Linda Basha, në lulishte, shesh midis pallateve, me dy leje ndërtimi që mbajnë firmën e z. Rama. Mirëpo pyetjes për “pallatin në pajë”, zoti Edi Rama iu përgjigj me “transparencë” të madhe! Ai tha se shpifësit meritojnë përçmim, ndërsa publiku ka të drejtë të sqarohet. Pyetjes se kur do ta sqaronte publikun, zoti Rama iu përgjigj thjesht: kur të dua unë. Gazetari nën zë i tha kolegut pranë tij se kjo është transparenca alla Rama, prit publik sa të piqen fiqtë dhe se, me siguri, radhën e ardhshme ky do na thotë se “pallati në pajeë” nuk është problemi i Shqipërisë, pikërisht ashtu siç tha ai për Barjaben para një jave. Mirëpo, pallati edhe futet në pajë, por në thes jo - vazhdoi gazetari i zhgënjyer nga përgjigja e kryetarit të PS-së!” shkruan Berisha.