Plagosja e shefit të Burrelit, pritet transportimi drejt Italisë

Shefi i krimeve të Burrelit Musa Skura pritet të transportohet drejt Italisë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.Ndërsa u njoh nga afër me gjendjen shëndetësore të Skuras në spitalin Ushtarak, Ministri i brendshëm Flamur Noka  deklaroi për mediat se qeveria shqiptare është e vendosur të shpërtojë jetën e tij dhe për këtë qëllim i ka dërguar një kërkesë spitalit të Foggias në Itali."Gjendja e shefit të krimeve të Burrelit është e stabilizuar por ne jemi të vendsur të bëjmë gjithçka për ti shpëtuar jetën. Kemi kontaktuar me spitalin “ San Xhovani” në Foggia të Italisë , një nga spitalet më të specializuara. Jemi në pritje të kthimit të përgjigjes dhe dërgimin e një avioni sanitar për transportimin e shefit të krimeve” tha Noka.I pyetur në lidhje me hetimet për plagosjen e shefit të krimeve të Burrelit, ministri Noka theksoi se për çështjen po merren strukturat e policisë ndërsa tani mbetet prioritare shpëtimi i jetës së tij.Ndërsa drejtori i spitalit Ushtarak Bedri Mihaj theksoi se gjendja shëndetësore e pacientit e lejon tranportimin e tij jashtë shtetit.  “Pacientin do ta shoqërojnë përveç ekipeve italiane edhe ato shqiptare” shtoi Mihaj.