Privatizimi i 4 HEC-eve, PS dorëzon padi në prokurorinë e Tiranës
Partia Socialiste dorëzon në Prokurorinë e Tiranës padinë ndaj privatizimit të katër hidrocentraleve në vend.Deputeti i PS-së Eduard Shalsi deklaroi për mediat se privatizimi i 4 hidrocentraleve është bërë në kundërshtim me ligjin.Sipas tij me privatizimin e tyre shtetit i shkaktohet një dëm prej 100 milionë eurosh.Bistrica 1 dhe 2Këshilli i Ministrave vendosi: Miratimin e raportit përfundimtar të vlerësimit të ofertave, paraqitur nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, për privatizimin e shoqërisë “HEC, Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sh.a.-Miratimin e ofertës së shoqërisë “Kurum International”, sh.a., si fituese për blerjen e 100 për qind të aksioneve të shoqërisë “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sh.a., me vlerë 52 000 000 (pesëdhjetë e dy milionë) euro. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të negociojë dhe të nënshkruajë kontratën me kandidatin fitues, shoqërinë “Kurum International”, sh.a.. Ngarkohet Ministria e Financave, që, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të bëjë identifikimin e vlerës së TVSH-së së rimbursueshme për shoqërinë “Kurum International”, sh.a., përpara firmosjes së kontratës. Hidrocentrali i UlëzësQeveria ka miratuar edhe vendimin për hidrocentralet Ulëz-Shkopet. Qeveria miratoi e raportin përfundimtar të vlerësimit të ofertave, paraqitur nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave për privatizimin e shoqërisë “HEC, Ulëz – Shkopet”, sh.a. “Miratimin e ofertës së shoqërisë “Kurum International”, sh.a., si fituese, për blerjen e 100 për qind të aksioneve të shoqërisë “HEC, Ulëz – Shkopet”, sh.a., me vlerë 57 500 000 (pesëdhjetë e shtatë milionë e pesëqind mijë) euro. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të negociojë dhe të nënshkruajë kontratën me kandidatin fitues, shoqërinë “Kurum International”, sh.a. Ngarkohet Ministria e Financave, që, nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të bëjë identifikimin e vlerës së TVSH-së së rimbursueshme për shoqërinë “Kurum International”, sh.a., përpara nënshkrimit të kontratës”- përcakton vendimi i qeverisë