Filmi 'Argo' fitues i “Globit të Artë” në Hollivud

Filmi “Argo” është fituesi surprizë i “Globit të Artë” në Hollivud. Mbrëmë ai fitoi çmimin filmi më i mirë dramatik dhe Ben Aflek fitoi “Globin e Artë” si regjisori më i mirë.Mendohej që këto çmime t'i fitonin ose filmi “Lincoln” ose “Zero Dark Thirty”.Megjithatë, Daniel Dei Luis fitoi “Globin e Artë” si aktori më i mirë në rolin e tij në filmin “Lincoln”, ndërsa Xhesika Çastin fitoi trofeun si aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin “Zero Dark Thirty”.“Les Miserables” fitoi në kategorinë e komedisë ose muzikalit dhe aktori në rolin kryesor Hju Xhekman fitoi “Globin e Artë” si aktori më i mirë në këtë kategori. Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton bëri paraqitjen më të mirë të natës, siç u shprehën disa. Paraqitja e tij e papritur u prit me ovacione para edhe se ai të fliste. Zoti Klinton prezantoi fragmente nga filmi “Lincoln” me regjisor Stiven Spilberg, film që porteretizon presidentin Linkoln, i cili udhëhoqi Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës Civile në shekullin e 19-të. “Globi i Artë” jepet në bazë të votimeve të Shoqatës së Shtypit të Huaj të Hollivudit. Aktiviteti është konsideruar shpesh si paraprirës i çmimit “Oskar”, që jepet muajin e ardhshëm.