Adele fiton në “Globin e Artë”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2013, 16:24
Adele rrëmbeu trofeun e këngës më të mirë në ndarjen e çmimeve në ceremoninë e “Globit të Artë”.24 vjeçarja u vlerësua me këtë shpërblim për këngën e saj "Skyfall" që është kolona zanore e filmit më të ri të Jams Bondit.Ajo dukej e shokuar derisa ngjitej në skenë për të marrë edhe një tjetër trofe që do të pasurojë koleksionin e saj."O Zot. Sinqerisht, unë erdha këtu për të dalë me shoqen time Ida, ne sapo jemi bërë nëna. Faleminderit që na mundësuat të jemi pjesë e juaja. Kjo është për të dashurin tim Simon ,i cili më bindi ta bëja këtë këngë dhe djalin tim të mrekullueshëm", tha ajo gjatë fjalimit të saj.