Protesta në Bradashesh, banoret: Nuk duam bashkim me Elbasanin
Elbasan-Reforma territoriale është kundërshtuar edhe nga komuna e Bradasheshit në Elbasan. Banorë të kësaj komune kanë dalë paraditen e sotme në një protestë, ku kanë kundërshtuar bashkimin e Bradasheshit me Bashkinë e Elbasanit.Kreu i Komunës së Bradasheshit, Sabri Sollaku është shprehur se kjo komunë nuk mund të jetë pjesë e bashkisë së Elbasanit ku sipas tij bashkia e Elbasanit nuk përmbush dot shërbime për qytetarët e rrethit dhe jo më të pretendohet edhe për një komunë tjetër siç është ajo e Bradasheshit.Propozimi i kryetarit të Komunës së Bradsheshit ka qenë që komuna Bradashesh të jetë bashkia Bradashesh, ku të përshihet bashkimi i komunave Bradashesh, Papër dhe Gracen dhe Funar. Për këtë është në fakt edhe një peticion nga banorët e komunës Bradashesh ku i është drejtuar kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta, Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Bledi Çuçit.Ajo që vlen të theksohet është se 2 këshilltarët e komunës që i përkasin PS, kanë kundërshtuar që Bradasheshi nuk duhet të jetë pjesë e Elbasanit. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter