Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, marrëveshje për pikat e kufirit trepalësh

Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova kanë arritur marrëveshje për pikat e kufirit trepalësh, ka njoftuar dje Ministria e Brendshme e Malit të Zi.Përfaqësuesit e tri komisioneve shtetërore në Podgoricë të Malit të Zi e kanë nënshkruar marrëveshjen për "pikën e takimit të kufirit shtetëror të tri shteteve, e cila është e shënuar me shenjën e kufirit trepalësh" dhe për mirëmbajtjen e saj, raporton agjencia Beta nga Podgorica.Në takim, poashtu është arritur marrëveshja për zbatimin e marrrëveshjes për mirëmbajtjen e shenjave kufitare përgjatë kufirit Mali i Zi - Shqipëria, e nënshkruar në Podgoricë në vitin 2009.Raportohet se është biseduar edhe për vazhdimin e procesit të përcaktimit të linjës kufitare shtetërore ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.Marrë nga Radio Evropa e LirëTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter