Konflikti në Ukrainë, Rusia akuza SHBA: Fushatë diskretitimi

Rusia ka akuzuar SHBA për fillimin e një "fushate diskretitimi" lidhur me përfshirjen e saj në konfliktin e Ukrainës.Ministria e Jashtme në Moskë deklaroi se refuzon "insinuatat e pabazuara publike" nga qeveria e SHBA. Por Pentagoni thotë se beson qe lëvizja e sistemeve ruse të artilerisë së kalibrit të rëndë, përtej kufirit me Ukrainën, është "i pashmangshëm." Kjo ngjarje vjen pasi trupat e viktimave të avionit MH17, i cili u rrëzua në Ukrainë, arriten në Holandë.Rebelët separatiste në lindje te Ukrainës janë akuzuar se kanë qëlluar me raketa avionin e Malaysia Airlines.SHBA thonë se rebelët kanë qëlluar avionin e pasagjerëve me një sistem raketor tokë-ajër "SA-11 Buk", me të cilin janë furnizuar nga Rusia, por ndoshta gabimisht.Nga ana tjeter rusia ka mohuar sistematikisht se ka ndihmuar rebelet pro ruse me furnizmimin me armë. Ndërkaq rebelët kanë dhënë deklarata kontradiktore sa i përket posedimit të raketave.Dje SHBA deklaroi se kanë prova se Rusia ka gjuajtur me artileri të rëndë përtej kufirit, me synim pozicionet ushtarake ukrainase. Departamenti i shtetit shtoi se Rusia gjithashtu ka për qëllim te ndihmoje rebelet pro ruse të vendosur në lindje të Ukrainës, duke i furnizuar me raketa dhe armë të ngjashme të artilerisë së rëndë.Ndërkohë, BE-ja ka njoftuar zyrtarisht se po forcon sanksionet kundër Rusisë, duke shtuar se "15 persona të tjerë dhe 18 subjekte të bizneseve do të perballen me ngrirjen e pasurive.Në një deklaratë të Bashkimit Europian thuhet se në shënjestër janë "përgjegjësit për veprimet kundër integritetit territorial të Ukrainës".Në listë përfshihen edhe krerët e Shërbimit të Sigurimit Federal Alexander Bortnikov dhe kreu i inteligjencës së jashtme Mikhail Fradkov. Luftimet në Ukrainë lindore shpërtheu në prill dhe mendohet se ka marrë më shumë se 1,000 jetë njerëzish.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter