Kundër ndarjes së re territoriale, në Shkodër e Korçë protestojnë banorët e disa komunave
Kundershtitë për reformën territoriale, kanë nxjerrë në rrugë banorët e Shkodrës duke protestuar për ndarjen në vetëm 2 njësi vendore të të gjithë qarkut.Për më shumë se 10 minuta ata kanë bllokuar rrugën Shkoder – Tiranë dhe Shkoder – Velipojë, tek “Harku i Berdicës”. Në mbështetje të tyre në këtë protestë ishin edhe kryetari i PD Shkoder Ramiz Çobaj dhe kryetarët e komunave Postribë, Dajç dhe bashkisë Vau Dejës.Edhe në Korçë banorët e komunës Pojan kanë nisur protestat kundër ndarjes së re territoriale.Kryetari i PD-së Shkodër“Është bërë një masakër e vërtetë sidomos për Shkodrën”. Në rrethin e Shkodrës janë lënë dy njësi vendore, duke mos marrë parasysh asnjë kriter, as kriterin gjeografik, as demografik, as kulturor. Është bërë që një nga maja e Dukagjinit të vij të kërkojnë shërbim në qytetin e Shkodrës. Është zhdukur si etnitet me një të rënë të lapsit Velipoja, e cila ka me një aktivitet biznesi pothuaj sa Saranda. Njerëzit janë të indinjuar dhe ndodhen këtu për t'i përcjellë këtu parlamentit shqiptar, edhe të gjithë faktorëve të tjerë politike, edhe ndërkombëtarëve, edhe opozitës që të protestojë më fuqishëm që të mos miratohet ky projekt draft, i cili do jetë fatkeqësi për shqiptarët, do jetë fatkeqësi nesër” tha Ramiz Çoba kreu i PD-së Shkodër.U desh ndërhyrja e policisë dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë që protestuesit të largoheshin dhe rruga t’i rikthehej normalitetit. Menjëherë pas kësaj proteste ka reaguar kryetari i komunës Berdicë, në territorin e të cilit u zhvillua protesta. Ai akuzoi kryetarin e PD Shkoder për këtë organizim që sipas tij nuk dha asnjë rezultat."Jam dakort me komunitetin që kjo komunë të jetë komunë më vetë, sepse i plotëson 11.500 banorë. Nëse do zgjerohet me tëpër me Velipojën, me Dajçin, edhe me Bushatin, jam dakort që zona e Shkodrës të jetë me një komunë, ose të rri siç është. Sot të dalësh të bllokosh rrugën, kur njerëzit kanë halle, për çfarë dalin? Unë e kam shprehur mendimin tim, te ministri Çuçi, kur kryetarët e komunave të PD-së i Dajçit, i Bushatit, kemi qenë atje dhe nuk ka folur asnjë. Jam ccuar unë dhe kam thënë që nuk jam dakort me reformën territoriale", tha Besnik Brahimi, kryetar i komunës Berdicë.Banorët e Nënshkodrës dhe Dukagjnit kërkojnë që secila nga këto zona të qëndrojë njësi më vetë, për shkak të traditave të ndryshme që ato kanë sipas tyre.Edhe në Korçë banorët e komunës Pojan kanë nisur protestat kundër ndarjes së re territoriale.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter