Mogherini takon Nishanin: Integrimi i Shqipërisë, prioritet i Presidencës Italiane

Presidenca Italiane e BE është e vendosur që të mbështesë Shqipërinë në Integrimin Europian. Ministrja e Jashtme e Italisë gjatë një takimi me Presidentin Nishani i ka shprehur këtij të fundit se integrimi i Shqipërisë dhe i Ballkanit Perëndimor është prioritet i Presidencës Italiane.“Integrimi i Shqipërisë dhe i Ballkanit Perëndimor është një prioritet i Presidencës Italiane dhe duhet të jetë prioritet për të gjitha Presidencat dhe për Bashkimin Evropian në vijimësi”, tha Mogherini.Nga ana e tij Presidenti Bujar Nishani shprehu mirënjohjen ndaj Italisë për rolin e dorës sё parё nё mbështetjen pёr marrjen e statusit kandidat tё Shqipёrisё, duke theksuar se dera e Italisë ka qenë gjithmonë e hapur për ne sa herë kemi trokitur në të dhe nënvizoi se Presidenca italiane e Bashkimit Evropian ёshtё njё mundësi mё shumё pёr afrimin tonё institucional me Brukselin dhe pёr tё fokusuar më shumë vëmendjen e Bashkimit Evropian ndaj Shqipёrisё e mё gjerё ndaj gjithë rajonit tonё.Presidenti Nishani e vlerësoi vizitën nё Tiranё të Ministres sё Jashtme Mogherini si shprehje të qartë të vëmendjes së vazhdueshme dhe rëndësisë qё Presidenca italiane e Bashkimit Evropian i jep Shqipёrisё nё veçanti dhe si njё tregues të nivelit tё shkëlqyer tё marrëdhënieve e partneritetit strategjik dypalësh.Kreu i Shtetit tha "se ne e konsiderojmë statusin e vendit kandidat si fillimin e një rruge që do të kërkojë reforma më të thella dhe më të plota, në mënyrë që të përpiqemi të shkurtojmë kohën e integrimit evropian, ndërsa shtoi se përgjegjësitë janë tonat, por se përkrahja e partnerëve është shumë e rëndësishme dhe këtu Italia ka rol kyç."Presidenti Nishani, duke folur për zhvillimet rajonale, vuri në dukje se "Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj konstruktiv në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kërkoi që Italia, në kuadër të politikës së saj aktive në Ballkanin Perëndimor, të bëhet pjesë e Procesit të Brdo-Brijunit, një nismë, fryma e së cilës është zbatimi i projekteve rajonale të zhvillimit me mbështetjen e Bashkimit Evropian."Presidenti Nishani dhe Ministrja Mogherini shprehën mundësitë dhe vullnetin e përbashkët të dy vendeve tona për forcimin e lidhjeve miqësore dhe thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.