Mogherini takon Metën: Shqipëria shtyllë e fortë e stabilitetit në rajon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2014, 21:20
Gjatë takimit me Kreun e Kuvendit Ilir Meta, Ministrja e Jashtme e Italise Federica Mongherini ka deklaruar se Shqipëria përfaqëson një shtyllë të fortë të stabilitetit në rajon.Nga ana e tij Meta u shpreh se Italia do të mbështet Shqipërinë dhe rajonin për në BE gjatë presidencës.“Vlerësoj partneritetin e shkelqyer strategjik midis dy vendeve. Shprehim besimin se Italia do të bëjë përpjekjet maksimale për të mbështetur një lidhje më te fortë të Shqipërisë dhe rajonit me BE gjatë presidences italiane"Gjithashtu Meta dhe Mogherini vlerësuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërparlamentare midis dy vendeve.