Shoqata për Autonomi Vendore: Harta e re i shërben decentralizimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2014, 19:45
Harta e rë administrativo-territoriale e Shqipërisë me 61 bashki është përshëndetur nga Shoqata për Autonomi Vendor. Sipas saj harta re i duhet qeverisjes vendore dhe i shërben decentralizimit.Në një noftim për media Shoqata për Autonomi Vendore thotë se harta zhbën ndarjen dhe diskriminimin midis fshatit dhe qytetit dhe sjell një model të ri zhvillimit të zonave urbane dhe rurale.Sipas Shoqata për Autonomi Vendore Komisioni ka marrë në konsideratë sugjerimet e tyre.Gjithashtu shoqata pasi vlerëson proçesin i bën apel të gjithë deputetëve të kuvendit të Shqipërisë që ta votojnë hartën e re.Njoftimi i plotë i Shoqata për Autonomi Vendore“Shoqata për Autonomi Vendore ka qenë pjesëtare aktive e proçesit të reformës administrativo-territoriale dhe përshëndet vendimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për hartën e re me 61 bashki. Shoqata e mbështet plotësisht këtë vendim, i cili merr në konsideratë të gjitha sugjerimet dhe shqetësimet e paraqitur nga ana jonë.Harta e re e miratuar nga Komisioni, zhbën më në fudn ndarjen e padrejtë, diskriminuese dhe artificial prej 23 vitesh midis qytetit dhe fshatit, duke sjellë një model të ri të zhvillimit integruar midis zonave urbane dhe rurale të vendit. Ky është modeli që i dihet qeverisjes vendore dhe është baza për një proces efektiv të decentralizimi dhe autonomisë vendore”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.Shoqata duke vlerësuar proçesin si profesional, transparent dhe të hapur, i drejtohet soleminsht të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë ta votojnë unanimisht në mbështetje të ndarjes së re administrativo territoriale”
Ja njoftimi i Shoqatës për Autonomi Vendore
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter