Bushati-Mogherini,marrëveshje bashkëbunimi për Zhvillim me Shqipërinë 2014-2016
Gjate vizites se saj zyrtare ne Shqiperi, me 25 korrik 2014, Ministrja e Puneve te Jashtme italiane, Federica Mogherini, ka firmosur me homologun e saj shqiptar, Ditmir Bushati nje deklarate politike bashkepunimi lidhur me Programimin e Ri Trevjeçar te Bashkepunimit per Zhvillim me Shqiperine 2014-2016.Programimi i Ri 2014-2016 eshte vazhdimesi e mbeshtetetjes se konsoliduar te Italise ndaj zhvillimit ekonomiko-shoqeror te Shqiperise, mbeshtetje e cila qe prej viteve "90 eshte konkretizuar ne shume projekte qe u perkasin sektoreve te ndryshem me nje vlere te pergjithshme prej rreth 750 milione euro. Ne deklaraten politike te bashkepunimit konfirmohen sektoret strategjike te projekteve te Protokollit te meparshem 2010-12, te riorganizuar dhe te perafruar me kuadrin e ri strategjik kombetar per zhvillim te Shqiperise, sipas kater shtyllave kryesore:
- Programe ne mbeshtetje te rritjes se qendrueshme me ane te projekteve qe stimulojne konkurrueshmerine dhe inovacionin ne makro sektoret e Zhvillimit Ekonomik dhe Bujqesise e Zhvillimit Rural.
- Projekte ne favor te zhvillimit shoqeror, te burimeve njerezore, te perfshirjes dhe te kohezionit territorial. Ketu parashikohet nje faze e dyte e Programit te Konvertimit te Borxhit, si dhe nje program specifik ne mbeshtetje te arsimit profesional.
- Projekte ne mbeshtetje te qeverisjes se mire, demokratizimit dhe shtetit te se drejtes, qe parashikojne nderhyrje per mbeshtetjen e reformes territoriale dhe administrative, ne zhvillim e siper, dhe te luftes kunder korrupsionit.
- Asistence Teknike ne forme grant-i, e cila do te perdoret per menaxhimin e gjithe Programit per Vendin sipas nje perqasjeje te bazuar mbi rezultatet.