Elbasan, invalidët e punës s'u lejohet të udhëtojnë falas, i zbresin nga autobusi
Elbasan - Udhëtimi në transportin urban ka shqetësuar së tepërmi shoqatën e invalidëve të punës në Elbasan. Sipas Kryetarit të Shoqatës së Mbrojtjes Integrimit të invalideve, Vasil Petroshi, anetarët e kësaj dege nuk lejohen të udhëtojnë falas me autobuzët urban të qytetit, madje ka pasur raste kur fatorinot u kanë grisur atyre dokumentet e anëtarësisë së kësaj shoqate.“Ne kemi shumë probleme, sepse ajo është e përcaktuar në ligjin 78/89, me datë 14/12/1994, për statusin e invaliditetit. Neni 11 pika, thotë: “të gjitha mjetet e transportit shtetëror dhe privat qytetas për invalidët bëhet falas. Ndërqytetas me 50% të vlerës së biletës, me vende të rezervuara për invalidët. Ndër të gjitha këto transporti ndërurban nuk zbatohet, por më problem na ka mbetur transporti qytetas” – shprehet Petroshi.Është e dyta herë që e bëjnë këtë, ka filluar që në vitin 2003 dhe na vjen shumë keq. Megjithatë, muaji qershor është e dyta herë që na i zbresin njerëzit me dhunë”Gjatë ditëve të fundit shoqatat e invalidëve kanë ngritur shqetësimin e udhëtimit falas në shërbimin urban në qytetet e vendit. Duket se ketij shqetësimi për Elbasanin, i janë bashkuar edhe invalidët e punës.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter