Berisha në fb: Qeveria Rama -Meta 300 ditë tallje me fermerët shqiptar
Ish-kryeministri Berisha, 300 ditët e qeverisjes së kualicionit PS-LSI në sektorin e bujqësisë, i ka cilësuar si 300 ditë tallje me fermerët shqiptar.Në faqen e tij zyrtare në facebook, Berisha ka shkruar: “këto ishin 300 ditë tallje nga qeveria Rama - Meta me fermerët shqiptar. Gjatë këtyrë 300 ditëve Edvin Kristaq Rama, njeriu që kishte premtuar 5-fishimin e financimit të fermerve, heqjen e taksës së qarkullimit dhe akcizës së naftës për fermerët, rimbursimin e plotë të TVSH-së së prodhimeve të shitura bujqësore, investimin e 140 milion dollarëve për vaditje, ndërtimin e rrugëve midis ngastrave të prodhimit, në këto 300 ditë thjesht u tall me fermerët”.Premtimet e kryeministrit Rama bërë në takimin e zhvilluar me fermerët në Korçë dhe Lushnje, për rritjen e financimit të fermerëve, i ka krahasuar me mashtrimet e Nastradinit.“Para këtij bilanci, në të cilin të gjitha premtimet janë shndërruar në mashtrime, Rama, në takime me fermerët në Korçë e Lushnje, në të cilat ndau nga 5-6 grante për rreth, fliste përçart. Tani e tutje, ju tha Rama fermerëve, nuk ka më para për lemosh apo për pensione por për projekte dhe mashtronte si Nastradin se ka rritur financimin e fermerëve me 70% “ – shkruan Berisha.