Papa Françesku drekon në mensë me punonjësit e Vatikanit
Papa Françesku ka ngrënë drekë në një mensë së bashku me punonjësit e Vatikanit. Papa për habinë e të gjithë punonjësve të cilët po hanin në mensë, është paraqitur krejt papritur dhe ashtu si gjithë të tjerët ka pritur në rradhë për të marrë ushqimin e tij, është ulur në tryezë me punëtorët dhe ka ngrënë drekë së bashku me ta. Ky veprim i Papës nuk është bërë thjeshtë për të bërë përshtypje të mirë tek njerëzit, por fotot tregojnë një sjellje të natyrshme të tij. Papa Françesku që nga moment që ka marrë drejtimin e Vatikanit është përpjekur që të fusë disa standarde të reja në një kishë ku shkëlqimi i hierarkisë ishte tepruar duke krijuar një distancë të pafavorshme për besimin midis hierarkut dhe besimtarit./nzh/oranews online/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter