Marto: Reforma Territoriale e domosdoshme, jo bashkimit të Himarës me Vranishtin

Tiranë - Deputeti i Partisë Socialiste, Andrea Marto, ka deklaruar se është kundër bashkimit të bashkisë së Himarës me komunën e Vranishtit dhe pro bashkimit me Komunën e Lukovës.Ai është shprehur se nuk ka qenë kundër reformës territoriale, pasi e quan të domosdoshme, por ka kundërshtuar një zonë të caktuar të reformës Administrativo-Territoriale.Marto për  RTV “Ora News” është shprehur se mendimi i tij nuk ka të bëjë me përkatësitë etnike dhe fetare, por pozita gjeografike dhe karakteristikat e përbashkëta që lidhin Bashkinë e Himarës me Komunën e Lukovës, e kanë bërë të mbajë një qëndrim të tillë.Së fundmi, deputeti i PS-së, ka theksuar se në ligjin e reformës territoriale ishte cilësuar se nuk do të lejohej lëvizja e kufinjve territorial, gjë që sipas tij ka ndodhur dhe kjo ka sjellë shqetësimin e banorëve të këtyre zonave. Intervista e plotëJonida Shehu: Cilat janë kundërshtitë që ju keni për reformën territoriale dhe argumentat?Andrea Marto: Unë nuk kam kundërshti për mënyrën se si është realizuar reforma, kisha kundërshti konkrete për një zonë të caktuar. Reforma ishte e domosdoshme, e vonuar, mazhoranca me të drejtë mori këtë reform të domosdoshme. Reforma është në përfundim, uroj që Brenda datës 31 korrik, është dhe seance e fundit, të marrë votat e nevojshme dhe të kthehet në ligj.Jonida Shehu: Ju keni keni kundërshtuar reformën për një zonë të caktuar që është zona e Himarës.Andrea Marto: Unë për zonën e Himarës kam shprehur mendimin tim që zona e Himarës, bashkia e Himarës, pozicionimi im ishte se më mirë dhe më funksionale do të ishtë nëse do kishte bashkinë e Himarës plus komunën e Lukovës. Në propozimin e qeverisë dhe të komisionit , bashkia e Himarës do të ketë komunën e Lukoves dhe komunën e Vranishtit. Pra, takojnë në atë kategori përsonash që mendojnë se ajo është më mirë me Lukovën , ka të tjerë që mendojnë se zgjidhja më  e mirë është me Vranishtin.Jonida Shehu: Ju mendoni se zgjidhja më e mirë ishte me Lukovën ?Mendimi im ishte që të bashkohej me Lukovën.Jonida Shehu: Pse  ju menduat të bashkohej me Lukovën?Për nga karakteristikat që ka kjo zonë, Himara dhe Lukova, janë dy njesi të qeverisjes vendore bregdetare , me karakteristika të njëjta, me gjeografi të njëjta, me bashkëveprim ndërmjet tyre, gjë që se ka me komunën e Vranishti. Komuna e Vranishtit është e vendosur në anë tjetër të vargmalit . Kjo ishte ajo pozicionimin tim e bëri të tillë dhe jo përkatësitë etnike dhe fetare.Jonida Shehu: Pra, ju nuk keni pasur kontestime, me ato që janë diskutuar deri tani nga Partia për Bashkimin dhe të Drejtat e Njeriut, që të gjitha zonat minoritare të bashkohen.PBDNJ-shi dhe Orgazizata Omonia ka një pozicion, por unë them se në rastin konkret të Himarës ne nuk kemi të njëjtat karakteristika siç është zona që ju thashë pak më parë që kam disa kundërshtime. Për zonën e Delvinë- Sarandë. Bashkia e Himarës qeveriset  nga përfaqësues i Partisë Socialiste , diskutimet që po bëhen në bashkinë e Himarës shpesh tejkalohen të gjitha logjikat normale. Njerëz që thonë që Himara është shqiptare nuk është greke, që shpesh  shqetësojnë të gjithë opinionin.Jonida Shehu: Për ju Himara është Shqiptare apo Greke?Himara është një qytet në jugperendim të Shqipërisë në të cilën jetojnë himariotë, të cilët një pjesë e tyre deklarojnë se janë shtetas shqiptarë me origjinë greke. Se sa është kjo përqindje e këtyre banorëve që bëjnë këtë deklaratë, nuk jam unë në gjendje ta sqaroj. Por bashkimi me komunën e Lukovës nuk krijonte asnjë problem në këtë pikëpamje. Ti kthehemi çeshtjes për të cilën unë kam shprehur rezerva në komisionin e  reformës Administrativo-Territoriale. Është çështja  e disa komunave të minoritetit në Delvinë e Sarandë, prej të cilave janë larguar disa fshatra dhe ju janë bashkuar bashkive të tjera. Kjo ishte kundërshtia ime themelore.Jonida Shehu: Cilat janë këto komuna në Sarandë dhe Delvinë, si është menduar në draftin e deritanishëm të reformës territoriale.Në rastin konkret ishte merite e qeverisë dhe në nderin e saj që komunat minoritare Delvinë, Sarandë, Gjirokastër dhe Pustec, i la njësi më vete. Pra, do të krijohen 3 bashki minoritare. Bashkia që do të krijohet nga bashkimi i 3 komunave dy në Dropull dhe Pogoni, bashkia e Pustecit dhe bashkia në fjalë që po diskutohet është bashkimi i 5 komunave me shumicë derrmuese qytetarë shqiptarë me origjinë greke. Këto janë komunat e Mesopotamit, Finiqit, Alokos, Livadhias dhe Dhivrit. Them se Qeveria bëri një bashkim civilizues duke ju dhënë mundësi të gjithëve që të jenë në një bashki. Ditët e fundit me një propozim nga ministri i Pushtetit Vendor , disa fshatra nga këto bashki që thamë, propozohen që t’u bashkohen bashkive të Sarandës dhe të Konispolit. Që nuk jam dakord.Jonida Shehu: Çfarë do të ndodhë nëse Ministri apo grupi i punës do t’i qëndrojë këtij varianti?Një nga kriteret e e reformës ka qënë mos ndryshimi i kufijve ekzistues, njesitë vendore të bashkoheshin në kufijtë eksistues. Në këtë rast është shkelur ky parim, por veç kësaj që të realizohet një ndryshim kufijsh, duhet dhe mirëkuptimi i banorëve të këtyre fshatrave, si dhe vendimi i këshillit komunal apo bashkiak, nga cili do largohen apo ku do të shkojnë. Në rastin konkret edhe vendimi është shkelur, shumica e banorëve tëkëtyre fshatrave janë kundër. Unë do jap kontributin tim modest, që çështja të zgjidhet në këto fshatra kur banorët nuk e dëshirojnë, të mbeten në komunat që ishin.Jonida Shehu: Banorët nuk e dëshirojnë për çfarë arsye?Nuk e dëshirojnë thjeshtë sepse këta banorë kanë qënë në komunat ekzistuese, kjo është e thjeshtë.Jonida Shehu: Çfarë ndodh me jetën e tyre?I vështirëson të marrin shërbime dhe tradita, historia dhe bashkëpunimi kanë qënë në këto komuna që flasim konkretisht dhe largimi i tyre në komunat e tjera ka reagimin e banorëve.Jonida Shehu: Keni gjetur mirëkuptim nga ana e grupit që po punon për refomën Administrativo-Territoriale, për ti marrë parasysh këto vrejtje që keni pasur për këtë zone?Sigurisht, grupi po punon dhe unë besoj që do të ketë rezultate pozitive dhe në këtë drejtim do mundohem të jap kontributin tim modest.Jonida Shehu: Ju nuk keni të njëjtat shqetësime me atë që është shprehur PBDNJ-ë, nuk keni të njëjtat shqetësime?Kemi edhe ndryshime. Për shembull çeshtjen e bashkisë së Himarës unë nuk e shikoj të njëjtë me çeshtjen e 5 komunave. Nga ana funskionale bashkia e Himarës do të funksiononte më mirë me komunën e Lukovës, sesa bashkia e Himarës e Bashkuar me Lukovën dhe me Vranishtin.Jonida Shehu: A ka një mendim tuajin në lidhje me ngërçet që janë krijuar në lidhje më çeshtjen e minoriteteve, per qëndrimin e zotit Dule ndaj qëndrimit të qeverisë?Arrij në një përfundim që të mos shkojë në një largim nga koalicioni dhe besoj në atë drejtim po punohet.Jonida Shehu: Mendoni që çeshtja e minoriteteve po kthehet në nja kauzë nga ana e PBDNJ apo nga ana e qeverisë greke?PBDNJ-shi në radhë të parë ka pasur mbrojtjen e minoriteteve dhe vazhdon ta bëjë, kurse deklarat e Ministrit të Jashtëm Grek , është interesuar dhe është i natyrshëm duke qënë një shtet që ka një minoritet në Shqipëri.Jonida Shehu: E cënohet minoriteti nëse nuk do të ketë ndryshime deri në fund?Për komunat që folëm nëse nuk kthehen sigurisht që cenohen. Këto janë fshatra me banorë minoritarë të cilët kalojnë në bashki të tjera.Jonida Shehu: Quhet një cennim për minoritetin ?Duke qënë se është zhvendosur, në këtë rast nuk ishte asnjë arsye që disa fshatra të largoheshin.Jonida Shehu: Si e ka argumentuar komisioni?Komisioni e ka ragumentuar që largimi i këtyre fshatrave bënte funksionale bashkitë rreth tyre, që në shumicën e rasteve kjo nuk qëndron. A kanë dhënë ata një përgjigje që do ta marrin në konsideratë. Janë duke punuar. Themi gjithë deputetët e zonës dhe ministri përkatës, vendimi i mazhorancë, të shkojmë në një zgjidhje dhe të mos kemi probleme me miratimin e ligjit.