300 ditët e Edi Ramës, 400 euro një reklamë. Kur ishte në opozitë: Berisha reklamë me lekët tona
Punët e 300 ditëve të para qeveria ka vendosur t'i propogandojë me reklamë. Në çdo cep të Tiranës, dhe autostradën Tiranë-Durrës, janë vendosur reklamat propagandistike ku tregohet suksesi i qeverisë.Lind pyetja, po këto reklama me lekët e kujt janë paguar?Gazetarja e emisionit investigativ “Alarm”, Arjana Loçe, është interesuar për çmimin e një reklame të tillë tek kompania që ka bërë reklamën dhe që numri i kontaktit ndodhet pikërisht poshtë posterit.Firma kontaktuese i komunikoi se një reklamë e ngjashme me ato që vendosen pranë stacionit të autobusit kushton 400 euro pa TVSH në një afat kohor një muaj.Biseda Gazetarja në telefon: Jemi të interesuar për reklamat që vendosen në rrugë.Punonjësja e kompanisë: Kushton 400 euro pa tvsh në muaj.Gazetarja në telefon: Po reklama e madhe për 300 ditët e qeverisë që është në autostradë?Punonjësja e kompanisë: Ka disa mënyra, varet nga fushata që do të bëni. Do jua nis me email.Gazetarja në telefon: Më hiqni një kuriozitet sa kushton reklama në AutostradëPunonjësja e kompanisë: Ajo është me metër katror dhe 17 euro është metri katrorDuke qenë se ka shumë reklama në të gjithë rrugët e Tiranës dhe autostradë llogaritë bëjini vetë.Edhe diçka, duket se qeveria e sotme ka harruar deklaratën e Eduart Shalsit në 2012. Ai akuzoi kryeministrin e asaj kohe Sali Berisha për “shpenzim të miliona dollarëve për propagandë ndaj qeverisjes së tij.“Shpenzime marramendëse për të propaganduar qeverisjen e Salës, ai shpenzon miliona dollarë për të reklamuar veten. Kjo është fytyra e vërtet e Sali Berishës, ndërkohë mrekullia ekonomike rri te obori i Sali Berishës, që bën reklama”. pat deklaruar Shalsi.Cfare shkruhet ne reklama1- Autostradë, Në 300 ditë u regjistruan 43.000 vende pune2-Në 300 ditë riktheyem policinë e shtetit në detyrë3- Në 300 ditë hoqëm taksën e ilaceve4- Në 300 ditë reforma më e madhe në sistemin universitar5- Në 300 ditë mbajtëm premtimin për legalizim falas6- Në 300 ditë Shqipëria vend kandidat për në BE7- Në 300 ditë ulëm taksat për 97% të shqiptarëve8- Në 300 ditë rikthyem rritjen ekonomike9-Në 300 ditë zgjidhëm problemin shumëvjeçar të toponimevePo sa lekë ka harxhuar qeveria për reklamat e 300 ditëshit, llogaritë bëjini vetë.e.k/orannews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter