Sektori i peshkimit në Durrës, Kapiti: Kërkojmë ndihmë për riparimin e anijeve
Durrës - Peshkimi në Durrës vijon të përballet me probleme të cilat rrezikojnë seriozisht mbijetesën e këtij sektori. Apeli është dhënë nga Shoqata e Menaxhim Peshkimit, ku përfaqesues të saj kanë kërkuar të ndërhyhet nga shteti për zgjidhjen e problemit të riparimit të anijeve.“Problemi i kantierit detar është kthyer në një këmbanë alarmi për një kohë të gjatë dhe kemi pasur fatkeqësi që kanë ndodhur në mes të detit, për shkak të mos pasurit mundësi të riparimit të pjesës fundore. Kështu që ka kaluar në një emergjencë të domosdoshme ngritja e kantierit detar. Ka kohë që kërkohet, por me sa duket nuk ka filluar ende një plan i mirëfilltë për ndërtimin e kantierit. Kush ka pasur mundësi, edhe me anë të kredive ose me anë të financimeve në forma të ndryshme, i është drejtuar Greqisë dhe Italisë. Ndërsa anijet e tonazhit mbi 40 ton riparohen me anë të bigës “Adem Reka”- tha Kapiti.Ndërkohë Kapiti ka ngritur dhe problemin e rimbursimit të karburantit, që sipas tij nuk po bëhet.“Nuk ka ndonjë dritë jeshile, megjithëse ka qënë një ndër prioritetet në fushatën elektorale të kësaj qeverie që ka ardhur në pushtet, karburanti për sektorin e peshkimit. Madje kanë qënë tre pika kyçe: shkolla e trajnimit për pëshkatarët e ardhshëm, kantieri detar dhe karburanti. Faktet tregojnë se deri në këto moment që ne po flasim, nuk ka asnjë shenjë” – deklaroi Kapiti.Problem për peshkimin mbetet dhe mungesa e politikave proteksioniste përsa i përket mbështetjes së prodhimit vendas .Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter