Oketa: Reforma në drejtësi? Përpjekje për t'i zgjatur fluturimin një balloni të çarë

Tiranë – Reformat e mazhorancës në pushtet,  Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa i ka krahasuar me përpjekjet e lundërtarëve të një balloni, që hedhin peshat për ta lehtësuar, në një kohë kur balloni është çarë.Në një intervistë në RTV “Ora News”, Oketa ka deklaruar se "balloni ynë është çarë dhe përpjekjet e mazhorancës ngjajnë me përpjekjet e atyre lundërtarëve që hedhin pesha për të shtyrë fluturimin."“Pavarësisht se Shqipëria quhet vendi i shqiponjave, -  deklaroi Oketa , - ne nuk është se kemi eksperienca për sa i përket fluturimit. Do të bëj një krahasim të tillë, ku secili nga ne në fëmijërinë e tij, ka parë ato filmat me fluturimet me ballonë. Në momentin që balloni pëson një avari, thjesht për të shtyrë fluturimin, lundërtarët e ballonave hedhin pesha për ta lehtësuar, në një kohë kur balloni është çarë.Aktualisht sistemi jonë dhe këtu nuk i referohem vetëm sistemit të drejtësisë - balloni ynë është çarë - dhe përpjekjet e mazhorancës më ngjajnë me përpjekjet e atyre lundërtarëve që hedhin pesha për të shtyrë fluturimin, që mund t'i hedhë në mes të oqeanit. Të tillë do t’a përshkruaja situatën e përpjekjeve e disa reformave”.Reformën Administativo-Territoriale  Oketa e cilësoi si të domosdoshme, por shtoi se është detyrim i mazhorancës ta përmbushë dhe i opozitës të japë kontributin dhe propozimet e saj.“Është një reformë e domosdoshme, është një detyrim i mazhorancës aktuale për ta përmbushur këtë reformë, në gjykimin tim por dhe të Frymës së Re Demokratike.Është dhe detyrim i opozitës qoftë asaj parlamentare dhe asaj që ndodhet jashtë parlamentit për të dhënë kontibutin e saj dhe propozimet e saj, për sa i takon kësaj reforme” – u shpreh Oketa.Sekretari i përgjithshëm i FRD-së  së fundmi shtoi se: “Shpeshherë ne vazhdojmë të mos heqim dorë nga ato deklarimet disi bombastike, nuk i referohem vetëm reformës në drejtësi, por reforma të ndryshme. Mjafton të shikosh dhe këto tabelat e 300 ditëve të para, duket si një lloj gare midis ministrave, ku secili atë sektorin e vet e quan suksesin më të madh të këtyre 300 ditëve”.(Video:Intervista e plotë e Gazmend Oketës në Ora News) Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter