Arvizu në kryeministri takon Ramën, takimi nuk ishte njoftuar në media
Tiranë- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksander Arvizu, ka qëndruar mëngjesin e sotëm për disa minuta në një takim me kreun e qeverisë Edi Rama në kryeministri.Takimi ka qenë i paparalajmëruar dhe për këtë nuk ka patur asnjë njoftim zyrtar si nga zyra e kryeministrisë, ashtu edhe nga selia diplomatike amerikane.Nuk dihet se kur ambasadori Arvizu ka shkuar në zyrën e kryeministrit Rama, por kamera e Ora News ka filmuar momentin e largimit të ambasadorit nga kryeministria rreth orës 09:50 minuta.Takimi vjen në kohën e reformave të rëndësishme, ai ajo administrative-territoriale apo reforma në drejtësi, ndërkohë që opozita ka shpallur bojkotin e parlamentit dhe në një klimë përplasjesh mes maxhorancës dhe Presidentit te Republikës.Pak ditë më pare, ambasadori Arvizu, zhvilloi një takim edhe me kreun e shtetit, Bujar Nishani, menjëhere pas disa ligjeve te propozuara nga ministria e Mbrojtjes, të miratuara në Kuvend dhe të kthyera prej tij, me pretendimin se i merrnin atij kompetencat.Edhe takimi me Nishanin nuk ishte i lajmëruar.