VIDEOLAJM/ Ramës e Beqajt iu peshon tavani në kokë, Rama: Punë tenderash
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2014, 16:22
Tiranë - Kryeministrit Rama dhe ministrit Ilir Beqaj, dy ish-basketbollistëve, thuajse iu ka peshuar tavani mbi kokë sot, tavani i ulët i sallës së Fakultetit të Infermierisë, ku u zhvillua analiza e sektorit të shëndetësisë.Ndërsa në foto, ministri Beqaj shfaqet paksa i kërrusur dhe e kalon në heshtje, Rama e ka ndier mirë mungesën e hapësirës dhe e ka shprehur gjysëm me humor, gjysëm me shpoti:“Asnjëherë s’e kam kuptuar përse e kanë bërë kaq të ulët tavanin këtu tek foltorja. Me siguri punë tenderash duhet të jetë…” tha ai, para se të niste fjalimin.
(Në foto: Edi Rama me Ilir Beqaj sot në Fakultetin e Infermierisë)ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter