Udhëzimi, Basha i fuqizon bazën e PD-së. Degët e partisë me departamente si në qëndër
Demokratet në bazë, tashmë do të ndjehen më të fuqizuar. Përmes një udhëzimi të ri i dorëzuar tek delegatët në rrethe, kryedemokrati Lulëzim Basha, synon fuqizimin e bazës njësoj si në qendër. Kjo eshte një risi për Partinë Demokratike, ndonëse ishte premtuar nga Basha, para se të zgjidhej, Kryetari i Partisë Demokratike.Udhëzimi qartëson detyrat për ngritjen e një sërë departamentesh, të specifikuara dhe sipas nevojave lokale. Në pikën tre të tijë urdhërohet "marrja e vendimeve për ngritjen e departamenteve të ndryshme, organizimi-burimeve njerëzore, marrëdhënie me publikun, pushtet lokal, ekonomi, çështje sociale, arsim, shëndetësi, rend dhe siguri, si dhe departamente sipas çështjeve të ndryshme lokale".Kjo është hera e parë që lidershipi i PD-së u kushton një vëmendje të tillë strukturave të partisë në bazë, e nisur nga kjo në udhëzim kërkohet zgjerimi dhe shtimi i kompetencave të degëve të partisë, duke gjetur si një mënyrë të re edhe krijimin e departamenteve të reja sipas nevojave lokale të degëve në mbarë vendin.Nje tjeter risi, kryetari i demokrateve sjell dhe në pikën 4 të këtij udhëzimi, ku kërkon "Të vendosë për kuptimin si anëtarë kryesie me të drejta të plota të kryetarëve të grupseksioneve të papërfaqësuara në kryesitë e degëve". Pikërisht këto detyra duhet të realizohen në mbledhjen e parë konstituese të kryesive të degëve.Ndërkohë në udhëzimin e ditëve të fundit kryetari democrat, Lulzim Basha, kërkon që çdo i deleguar i PD-së duhet të marrë masa për mbarëvajtje të proçesit të konstituimit të kryesisë së degës ku është caktuar. Gjithashtu përpara mbledhjes konstituese duhet të merren masa që në kryesinë e degës të mos ketë anëtarë me lidhje të drejtpërdrejta gjaku dhe në lidhje të drejtpërdrejtë familjare. m.p/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter