Greqia vendi më i rriskuar për të falimentuar

Pasiguria politike dhe këndvështrimi ekonomik i një vendi, kryesisht në tregje të tilla si Argjentina, Brazili dhe Rusia, paraqisin vërtet rrezik për të thithur investime të huaja. Shifrat janë pjesë e "BlackRock", indeksi që mat rrezikun e shteteve për të menaxhuar investimet e huaja, qofshin ato të individëve, institucionet dhe profesionistët financiarë.Sipas raportit të "BLackRock" për tremujorin e dytë të këtij viti, të dhënat janë vërtet optimiste për tregjet të tilla si Belgjika dhe Britania e Madhe por shtetet kyçe mbeten të rriskuara nga falimenti. Vendin e parë ndër këto shtete e mban pikërisht Greqia, e cila shihet nga "BlackRock" si vendi më i rrezikuar për kompanitë e individët për të falimentuar.Pas Greqisë, që vijon të mbetet ekonomia më problematike dhe më e dobët e Europës, në listën e vendeve me probabilitet më të lartë të falimentimit renditen Venezuela, Egjipti, Ukraina, Portugalia, Argjentina, Italia, Sllovenia, Hungaria dhe Irlanda. Edhe ekonomitë e mëdha si Brazili apo Rusia kanë rënë ndjeshëm në renditje dhe kjo për shkak të problemeve atje, protestave në Brazil dhe situatës së tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës, duke i bërë këto vende më pak atraktive për të investuar.Ky indeks është themeluar përmes analizës së matjeve sasiore në katër kategori kryesore: marzhi financiar (40%), vullneti për pagesën e borxheve (30%), pozicioni i jashtëm financiar (20%) dhe gjendja e sektorit financiar (10%). Për investitorët dhe ekonomistët, më shqetësuese situata po bëhet për shkak të pasigurisë politike në tregjet e mëdha, madje edhe në Tajlandë e Turqi, vende që kanë qënë të stabilizuara politikisht.Në raport, interesant është fakti se kanë humbur shumë pikë në klasifikim, vendet për të cilat FMN ka parashikuar rënie ekonomike.  Sipas "BlackRock", kompania globale për menaxhimin e investimeve, vendi me rrezikun më të vogël e gati të papërfillshëm për të investuar është Norvegjia, e ndjekur nga Gjermania ekonomia e parë e Europës, Kanadaja e Suedia.index  m.p/Oranews.tv