Fotolajm/ Aksident te “Myslym Shyri”, Taksia hyn me të kuqe përplas të moshuarin
Një aksident është shënuar gjatë ditës së sotme në një rrugë tepër të frekentuar të Tiranës, rruga Myslym Shyri”.Një taksi përplasi një të moshuar i cili po udhëtonte me motor. Një lexues dhe ndjekës i www.oranews.tv ishte dëshmitar i aksidentit informon se shkak kishte qenë drejtuesi i taksisë i cili kishte hyrë me të kuqe.I moshuari është lënduar në kokë dhe në krah dhe është dërguar në spital ndërsa policia kreu veprimet proceduriale hetimore.Përmes facebook përcolli në redaksinë tonë dy foto të këtij aksidenti.
(Fotot janë bërë nga Julian Gjata)Faqja jonë e Facebook dhe në Twitter por dhe portali ynë wwworanews.tv fton të gjithë të ndajnë me ne historitë e tyre përmes fotos, videove apo dhe tekstit. Mund të dërgoni jo vetëm denoncime por dhe foto dhe video të momenteve të bukura që ju kanë pëlqyer dhe doni t’I ndani me ne.