Rrëzimi i avionit, Obama: Sinjal alarmi për Europën. U qëllua nga pro-rusët. Mes 298 të vdekurve, 80 fëmijë

Uashingtoni bën përgjegjëse Moskën për rrëzimin e avionit malajzian në lindje të Ukrainës. Presidenti Barak Obama në një deklaratë për mediat tha se avioni, që kishte në bordin e tij edhe shtetas amerikanë është qëlluar nga një sistem raketor i sofistikuar."Siguria jonë se raketa u qëllua nga zona të kontrolluara nga separatistët pro-rusë po rritet. Kjo është padyshim një alarm zgjimi për Evropën dhe mbarë botën se do të ketë pasoja nga përshkallëzimi i konfliktit në lindje të Ukrainës. Zoti Putin ka kontrollin e pjesës më të madhe të dhunës në konfliktin në Ukrainë"," dekalroi kreu i Shtëpisë së Bardhë.Ai ka theksuar se kriza ukrainase nuk do të mbetet më një krizë lokale dhe i  bëri thirrje që të kryehet një hetim i besueshëm për tragjedinë e rëndë ajrore që u mori jetën 298 personave mes tyre dhe 80 femijeve.Tragjedia e rëndë ka qënë në qendër të bisedimeve edhe në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB.Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Samantha Power, tha se avioni "Boeing 777" mund të ishte "rrëzuar nga një raketë tokë-ajër, e cila është lëshuar nga një vendndodhje nën kontrollin e separatistëve në Lindje të Ukrainës". Madje sipas saj një veprim i tillë duhet të ketë pasur asistencë teknike nga personel rus.I menjëhershëm ka qënë reagimi rus. Ambasadori, Vitaly Churkin, tha se është e pajustifikueshme që paragjykohet rezultati i hetimeve me insituata të tilla.Duke akuzuar Kievin për traagjedinë Churkin pyeti: "Përse drejtuesit e aviacionit ukrainas e dërguan atë fluturim në zonën e përplasjeve ushtarake, një zonë e cila ishte përdorur për kryerjen e sulmeve kundër objektivave të civilëve dhe ku sistemet anti-ajrore ishin duke funksionuar"? Mes viktimave ishin dhe 80 fëmijë. Ndërkaq Qeveria ukrainase ka postuar një video në "Youtube", për të cilën zyrtarët ukrainas të sigurimit thonë se paraqet bisedën telefonike mes një lideri të rebelëve pro-rusë, dhe një agjenti të inteligjencës ruse, të cilët flasin për rrëzimin e avionit malajzian./ata/