Lezhë, udhëtimi 1-vjeçar me Kajak, 2 francezë aventurierë zbarkojnë në Shëngjin

Lezhë - Zona bregdetare e Shëngjinit ka patur dy turistë të veçantë këtë të premte. Luis Vilmot dhe Daglas Koje, dy të rinjë nga Franca së bashku me kajakun e tyre me të cilin janë nisur 1 vit më parë nga Gjibraltari, kanë patur ndalesë të radhës Shqipërinë dhe pikerisht Shëngjinin.Eshtë here e parë që vizitojnë Shqipërinë dhe nuk kanë patur asnjë mik nga vendi ynë, por janë ndjerë të surprizuar. Në Shëngjin kanë parë Rarën e Hedhur, të cilën e konsiderojnë të jashtëzakonshme."Jemi nisur nga Gjilblartari, kemi kaluar bregun francez, Monakon, gjithë bregun italian, ishujt e Kroacië, Malin e Zi dhe tani kemi ardhur këtu në Shqipëri. Planifikojmë që pas 2 muajsh të shkojmë në Stamboll. Kemi 1 vit që jemi nisur, gjatësia është 6 mijë km tokësuar ose 3600 milje detare, distancë e vlefshme për rekordin Gines. Kemi dëshirë të udhëtojmë, kemi sjellë këtë barkë që quhet kajak dhe është e thjeshtë për tu manovuruar. E kemi përdorur më tepër për të njohur kulturat e ndryshme të vendeve të botës""Unë zakonisht e përdor për të marrë kampionët e ujit, të studioj algat toksike që janë ndotëse. Ne ecim në varësi të erës sëdetit dhe nëse deti forcohet dhe ka erë ne ndalojmë dhe nuk ecim pasi është rrezik. Në Shqipëri na kanë pritur shumë mirë. Është një vend me bregdet shumë të mirë dhe do shkruajmë shumë për Shqipërinë në websitet tona".Aventura të këtyra natyrave janë interesante, por për Shëngjinin këto janë bërë të zakonshme. Inspektori i kapitenerise në Portin e Shëngjinit Aleksandër Marku thotë se ky bregdet po tërheq gjithnjë e më tepër vizitor jo të zakonshëm, siç janë këta dy të rinj Francez.Luis Vilmot dhe Dagllas koje do të qëndrojnë disa ditë për të parë Shqipërinë dhe më pas do të vijojnë udhetimin e tyre drejt Greqisë.