Gjirokastër, rritet numri i turistëve, 10 mijë më shumë në 6 muajt e parë

Gjirokastër-10 mijë vizitorë më shumë kanë vizituar gjatë 6 muajve të parë Gjirokastrën.Të dhënat i referohen zyrës së Informacionit Turistik të Bashkisë së qytetit dhe nuk përfaqësojnë numrin real të vizitave pasi sipas përfaqësuesve të kësaj zyre e vetmja mënyrë për të vlerësuar vizitat ngelen biletat e shituara në muzeume.Të dhënat konfirmohen dhe nga Nënkryetari i bashkisë së qytetit Odise Kote.“Ne kemi qenë të përgatitur për këtë sezon turistik. Puna ka filluar që në fillim të vitit. Jemi në kulmin e sezonit dhe Bashkia Gjirokastër ka vënë në dispozicion të gjitha destinacionet turistike të Gjirokastrës duke filluar me kështjellën e qytetit, muzeumet, disa nga shtëpitë karakteristike, njëherësh kemi ofruar për vizitorët vendas e të huaj internet falas në të gjthë zonën muzeale, historike. Për herë të parë kemi një hartë dixhitale më rreth 150 destinacione turistike me legjendën përkatëse në tre gjuhë, anglisht, shqip e greqisht. … Paralelisht kemi punuar për infrastrukturën rrugore, me sistemin e hotelerisë, artizanatin e suveniret dhe unë besoj se ky do të jetë sezoni më I frytshëm, me më shumë të ardhura për qytetin. Në raport me një vit më parë kemi dyfishim të vizitorëve. Ajo që vërehet është ulje e nivelit të shpenzimeve nga vizitorët në raport me numrin gjithnjë në rritje të tyre. Por Gjirokastra po shton kapacitetet akomoduese pasi vizitorët tashmë po zgjasin kohën e tyre të qëndrimit jo më me disa orë, por një, dy apo tre ditë”.Rreth 30 mije turistë e vizitojne çdo vit Gjirokastrën. Megjithese numri i tyre ka ardhur duke u rritur me kalimin e viteve, të ardhurat për qytetin janë të papërfillshme. Edhe pse pretendohet për turizëm gjithëvjetor, vihet re se ai është sezonal. Gjirokastra kryesisht ka shërbyer si destinacion tranzit i turistëve që vizitojnë jugun e vendit.