Berat, bllokohet nga mbeturinat kanali vaditës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2014, 18:39
Berat - Dikur kanali në hyrje të qytetit përcillte ujin në derdhjen më të afërt të lumit Osum me qëllim vaditjen e tokave bujqësore në fshatrat në dalje të qytetit. Por, tashmë prej vitesh si pasojë e mungesës së një pastrimi është shndërruar një kolektor të madh mbetjesh.Në mungesë të kontenierëve për hedhjen e mbetjeve të përditshme banorët përdorin shtratin e këtij kanali që vërshon në mes të lagjes.Gjatë stinës së verës bie niveli i ujit që vjen nga lumi Osum dhe në shtratin e kanalit dalin edhe më shumë mbetjet e ngurta.Kanali me plehra si pasoje e rritjes së temperaturave, përhap edhe aromë të keqe për banesat përreth.