Pas policisë edhe shëndetësia hyn në Lazarat, Beqaj inauguron qendrën shëndetësore

Lazarat - Ky është vetëm hapi i parë për fuqizimin e shërbimit parësor në ndihmë të komunitetit të banorëve të Lazaratit. Kështu është shprehur nga Lazarati Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në inaugurimin e punimeve të qendrës shëndetësore.Ndër të tjera ministri Beqaj ka pohuar se rivënia në funksion e qëndrës është tregues për normalitetin në fshat.“Pas stabilizmit të situatrës së rendit publik është detyra e jonë të kthejmë normalitetin edhe në Lazarat. Sigurisht shërbimet publike janë ato më të parat që do jenë për qytetarët. Tek kujdesi shëndetësor si shoqëri duhet të mishërojmë solidaritetin social, kjo është gjeja që po përpiqemi të bëjmë për të patur një kohezion më të mirë midis të shëndetshmes dhe të sëmurëve dhe prandaj me kontrollin bazë përpiqemi të spostojmë vëmendjen nga sëmundja te shëndeti”, tha Beqaj.Gjatë takimit kryetari i Komunës Lazarat i ka bërë prezente edhe problematikën në 2 fshatra Lazarat dhe Kordhoc, duke kërkuar edhe skedimin e banorëve.“Këtu ka një popullsi prej 7600 banorë dhe në libra janë rreth 3800 banorë. Lazarati përbëhet prej dy fshatrave, ka 1206 shtëpi të banuara, 800 në Lazarat dhe 400 në një fshat Kordhoc. Problemet që kemi i kemi bërë prezencë me një shkrese ju si ministër dhe ministrave para jush”, tha Aliko.Fondi per restaurimin e kësaj qendre shëndetësore shkon në 4.8 milionë lekë.