Kumbaro: Rikthyem komunikimin me UNESCO-n
Tiranë- Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro gjatë prezantimit të punës së bërë nga dikasteri që ajo drejton në 300 ditët e para të qeverisë, deklaroi se “Në 300 ditë qeveri është rikthyer besimi tek institucionet duke i shpallur luftë korrupsionit dhe klaneve”.Në 300 ditë u shpreh ministrja Kumbaro, bëmë realitet qe në të gjitha institucionet kombëtare të artit te vendosim, për të parën herë, modelin e teatrit ku artisti merr përsipër përgjegjësi individuale, me disiplinë artistike, përballë konkurrencës së lirë. Gjallërim i skenës nga komuniteti i artit dhe i kulturës. Realizim i hapësirës pa kufi të kulturës e artit, me artistët, ambasadorë të shkëlqyer brenda dhe jashtë vendit.Transparencë dhe garë e hapur në mbështetjen e projekteve të lira artistike”. theksoi Kumbaro.Ministrja Kumbaro tha se, një sërë masash janë marrë në transparencë të plotë, duke risjellë në vëmëndje konkurrimet e bëra në sistemin e trashëgimisë kulturore.Kumbaro theksoi se një ndër arritjet e tjera të Ministrisë është edhe rikthimi i komunikimit me UNESCO-n, komunikim ky i shkëputur sipas saj nga qeveria parardhëse.Ndër të tjera, tha ministrja Kumbaro, u angazhuam për edukim përmes kulturës dhe në 300 ditë kemi ndërtuar strukturat e edukimit kulturor në qendër dhe në institucionet e varësisë, kemi trainuar stafet përkatëse të këtyre strukturave në këtë fushë duke i dhene rrugë projekteve te para pilot të artit në edukim, ndersa janë hapur institucione te kultures për fëmijë dhe te rritur . Ne bashkepunim me Ministrinë e Arsimit kemi ngritur rrjetin “Mik i Monumenteve” me pjesëmarrjen e rreth 20 mijë nxënësve në gjithë vendin, u shpre Kumbra dke vene theksin ne sfidat e zhvillimit te kultures dhe tradites shqiptare ne te ardhmen.Marrë nga: ATA