Gazheli-Arvizu: Kemi bllokuar fonde me prejardhje nga akte kriminale

Genti Gazheli, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave e ka informuar ambasadorin e SHBA, Aleksandër Arvizu se institucioni i tij ka bllokuar dhe më pas ka sekuestruar fonde të dyshuara si të prejardhura nga akte kriminale.Gjithashtu ka pasur bashkëpunim ndërkombëtar më njësitë partnere në lidhje me aktivitetin në drejtim të zbatimit të rekomandimeve të Grupit të Posaçëm të Veprimit Financiar (FATF) dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore.Po ashtu Gazheli e ka njohur Ambasadorin Amerikan Aleksandër Arvizu me punën e institucioni të tij, duke u fokusuar te Njësia e Inteligjencës Financiare e tipit administrativ e cila luan një rol të rëndësishëm në analizën dhe shpërndarjen e informacioneve.Gjatë një takimi punë që Gazheli zhvilloi me Arvizu u shpreh se “ky institucion lidhet me pastrimin e produkteve të veprës penale dhe financimit të terrorizmit në agjencitë kompetente në vend, bllokimin dhe më pas sekuestrimin e fondeve të dyshuara si të prejardhura nga akte kriminal.”Në takim u diskutua gjithashtu mbi bashkëpunimin e deritanishëm të kësaj drejtorie me Njësinë e Inteligjencës Financiare të Shteteve të Bashkuara (FINCEN).Ai tha se ka pasur mbështetje të vazhdueshme nga Ambasada e SHBA në kuadrin e OPDAT dhe përafrimit të legjislacionit shqiptar në fushën e masave kundër financimit të terrorizmit, bashkëpunimi ndërinstitucional në kontekstin e funksionimit të Njësive të Përbashkëta Hetimore.Gjatë këtij takimi të dy palët e vunë theksin në nevojën e rritjes së kapaciteteve njerëzore të DPPPP dhe rolin që Ambasada e SHBA mund të luajë në këtë kontekst me qëllim intensifikimin e mëtejshëm të aftësisë së saj parandaluese dhe mbështetjes që ajo ofron për Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit.