VIDEOLAJM/ Ivanov vrapon për foto me Merkel, protokolli e largon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2014, 17:17
Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov ka bërë një skandal në Samitin e 100 të liderëve të biznesit të Evropës Juglindore që u mbajt në Dubrovnik.Në një video të publikuar në internet shfaqet presidentin Ivanov duke vrapuar për të qenë përkrahë kancerlares gjermane Angela Merkel në foton e përgjithshme të bërë me presidentët pjesëmarrës të Samitit.Por Ivanov është ndaluar menjëherë nga stafi i protokollit, të cilët kanë lutur që ai të tërhiqet dhe të radhitet në vendin ku ishte rezervuar për foton e përgjithshme.