Arrestohet punonjësi i Gardës, kapet me drogë në Igumenicë

Policia greke jep detaje për kapjen 67 kg marijuane dje në portin e Igumenicës.I arrestuari është Iliaz Manxhuka, 50-vjec, punonjës i Gardës së Republikës.Droga ishte e ndarë në 65 pako, e fshehur në dyshemenë e makinës, poshtë ndenjëseve të shoferit dhe krahut të pasagjerit.Ka kaluar nga Kapshtica dhe ka ardhur në Igumenicë. Sasisa e drogës do të transportohej në traget për në Ankona të Italisë, vend që ishte dhe destinacioni final.Policia greke ka arrestuar drejtuesin, shtetas shqiptar nga Dibra, Iliaz Manxhuka. Ndërkohë së fundmi është arrestuar në Igumenicë edhe 41-vjeçari Vasil Dervishani nga Lushnja, me 41 kg marijuanë.Dervishani udhëtonte me një mjet me targa greke të cilin ia kishte marrë një tjetër personi, po nga Shqipëria, dhe në mjet me të ndodhej edhe një grua me origjinë nga Gjeorgjia.Droga e kapur në mjetin e 41-vjeçarit Vasil Dervishani, kishte destinacion Athinën./nzh/oranews online/