Ekonomi: Çmimi i barnave duhet të ulet, ja çfarë duhet bërë

Pas raportit dhe rekomandimeve nga BB për tregun e barnave në Shqipëri, zv.ministrja e Shëndetësisë Milva Ekonomi tha se çmimi i barnave në tregun tonë farmaceutik duhet të ulet pasi janë më të shtrenjta se vendet e rajonit dhe Europës.Në një intervistë me gazetarin Edvin Peçi, Ekonomi foli për ligjin e ri të barnave, i cili çon drejt uljes së çmimit.“Pas një studimi se pse në Shqipëri barnat janë më shtrenjtë se në vendet e Europës, ne menduam që duhet të ketë një analizë të çmimeve dhe kontekstin ekonomik ku vjen rrotull tregu i barnave.Në vendet e zhvilluara shpenzimet për barnat në Shëndetësi zënë rreth 7 % të fondit që ka shëndetësia, në vendet me zhvillim të mesëm shkon tek 15%, ndërsa në Shqipëri shkon në 20%. Pra, shpenzojmë shumë për barnat, si nga xhepi familjar dhe shteti. Elementi kryesor që ne duhet të rregullojmë është çmimi sepse sasia është ajo që ne kemi nevojë ne. Tek çmimi duhet bërë diçka, ne duhet të shikojmë çmimin që i referohemi, sepse tregu është i hapur. Të gjitha këto sjellin uljen e çmimit dhe aplikohen si procedura te ligji i ri i barnave. Ne jemi një nga vendet me çmimet më të larta. ”, tha ajo.Ekonomi: Ja çfarë duhet bërë për uljen e çmimeve të barnave“Shqipëria është larg praktikave për të ndryshuar çmimin. Duhen vendosur disa sisteme për të presuar çmimet më të ulta. E para që duhet të përmirësojmë është regjistrimi i një bari të ri në tregun shqiptar. Sot një bar regjistrohet për më pak se dy muaj, ndryshe nga më parë. Lista e të rimbursuarve duhet të jetë një listë e aksesueshme nga pacientët dhe mjekët. Ne po mundohemi të ndërtojmë dhe sistemin e gjurmimit. Të gjitha këto sjellin uljen e çmimit dhe aplikohen si procedura te ligji i ri i barnave”, tha ajo.Ligji i ri i barnave, Ekonomi: Duhen politika të mira për vendosur çmime të miraEkonomi foli me rezerva për ligjin aktual të barnave. Ajo tha se vendi ynë ka një treg kaotik të paregjistruar dhe analizoi ndryshimet që sjell ligji. Sipas saj nevojitet vendosja në zinxhir e kontrollit tëtë gjitha barnave, që nga regjistrimi e deri te përdorimi.“Për herë të parë po hyjnë në këtë ligj pajisjet mjekësore, pasi kemi një treg kaotik të paregjistuar. Ka një marrëveshje nga BE-ja dhe dihet mënyra se si duhet të regjistrohen. Nga ana tjetër ky ligj sjell disa risi, si vendosja në zinxhir kontrolli të të gjithë barnave, që nga regjistrimi deri te përdorimi. Nje tjetër gje që sjell është përshkrimi i barnave. Një element tjetër është farmakovigjilenca, e cila do bëhet nëpërmjet një agjensie që ka agjentët e saj. Kjo agjensi do marri përsipër të nxjerrë disa rregulla për të orientuar drejt tregun famaceutik. E treta, të ndëshkojë ata që thyjnë këto rregulla . Ligji ka qenë deri tani i amenduar, ndaj kishte nevojë riformatimi drejt qasjeve europiane”.Furnizmi i spitaleve me ilaçe, Ekonomi: Emergjente vendosja e protokolleve për sëmundjet“Ne duhet të njohim numrin e e të sëmurëve të rinj dhe protokollin e sëmundjeve për të bërë një planifikim të barnave. Ne na mungon regjistri kombëtar i kancerit dhe ne duhet të fuqizojmë vendosjen e disa protokolleve strikte per sëmundjet tumorale. Janë marrë masa për një furnzim të mirë me ilace. Tenderimi shte nje process në vazhdim dhe spitalet po furnizohen me ilace”, tha ajo.