Avioni i Malaysia Airlines rrëzohet në Ukrainë, 298 të vdekur. Gjendet kutia e zezë
Kiev-Një avion malajzian, i linjës "Malaysia Airlines" me 298 pasagjerë në bord është rrëzuar në Ukrainën Lindore, shumë pranë kufirit me Rusinë dhe shumë pranë qytetit të Donjetskut.Avioni Boing 777, I fluturimit MH17 po fluturonte nga Amsterdami drejt Kuala Lampurit. Mediat ruse shkruajnë se avioni dyshohet të jetë qëlluar nga një raketë por ende lajmi duhet të konfirmohet nga autoritetet zyrtare.Kompania e fluturimeve "Malaysia Airlines" konfirmoi se pas ngritjes nga aeroporti i Amsterdamit ka komunikuar normalisht me avionin por humbën gjurmët e tij dhe kontaktin vetëm kur avioni ishte ne territorin e Ukrainës.Në vendin ku është rrëzuar avioni është përhapur panik kjo edhe për shkak se ai ka rënë vetëm 50 km larg kufirit rus, një zonë në të cilin përgjatë muajve të fundit ka patur përleshje të vazhdueshme mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve pro-rusë.Mediat ruse publikonë fotot nga vendi ku u rrëzua avioni.[caption id="attachment_321061" align="alignnone" width="341"]
Në foto: Pamje nga vendi i ngjarjes[/caption]20:45 Separatistët: Kuia e zezë do të dërgohet në MoskëSeparatistët pro-rusë kanë njoftuar se kutia e zezë e avionit Malysian Airlines do të dërgohet në Moskë. Zv.kryeministri I republikës së vetshpallur të Donetsk, Audrey Purgin shpjegoi “Me shumë gjasa kutia e zezë e avionit Malaysian Airlines do të dërgohet në Moskë, pasi atje ka më shumë ëkspertë të kualifikuar dhe të aftë për të përcaktuar më saktësi shkaqet që çuan në një tragjedi të tillë”. Ora 20:30 Separatistët: Gjendet kutia e zezëSeparatistët pro-rusë në rajonin e ukrainas të Donetsk njoftuan se kanë gjetur kutinë e zezë të avionit të rrëzuar me 298 persona në bord kjo sipas agjensisë së lajmeve Intefax. Kiev akuzon separatistët për rrëzimin e avionit duke e qëlluar avionin me raketa ruse tokë-ajërndërsa në Donetsk mohojnë çdo gjë duke petenduar se avionic u rrëzua nga një avion luftarat ukrainas Su-25.Ora 20:25 Obama: Një tragjedi e tmerrshmeNjë tragjedi e tmerrshme’ Presidentii i SHBA e ka cilësuar këtë ngjarje ‘një tragjedi e tmerrshme’ dhe shprehet gjithashtu se “jemi duke punuar për të konfirmuar numrin e saktë të pasagjerëve që ndodheshin në bordin e MH17”Ora 20:05 Rusia i kërkon Kievit të mos pengojë skuadrat e shpëtimitRusia ka kërkuar nga Kivei që të mos pengoje skuadrat e shpëtimit dhe vijimin e hetimeve Shërbimet e urgjencës ruse I kanë kërkuar Kievit leje për të hyrë në tërritorin e ukrainës, për të ndihmuar shërbimet e urgjencës të angazhuar në vndin e tragjedisë ku ka rënë avioni.Ora 20:00 Svyatoslav Tsegolko: Akt terroristZëdhëndësi I presidentit të Ukrainës Svyatoslav Tsegolko, shprehet përmes një postimi në Tëitter “Kjo nuk është një aksident apo fatkeqësi por një akt terrorist”Ora 19:30 Rebelët bllokojnë skuadrat e shpëtimitRebelët bllokojnë skuadrat e shpëtimit dhe hetuesit. Trupat e viktimave të avionit malayzian Airlines, janë të shpërndarë në një rreze prj 4 km nga vendi I rënies së avionit, sipas burimeve rajonale ukrainase. Zona është nën mbikqyrjen e trupave pro-ruse, të cilët nuk lejojnë as skuadrat e shpëtimit dhe as hetuesit t’I afrohen zonës, por kanë lejuar vetëm TV Lifeneës e cila po transmeton direkt pamje nga katastrofa me trupat e coptuar, rrenoja nga trupi I avionit, pasaporta të pasagjerëve, ku shumica ishte nga Hollanda dhe Malajzia.Ora 19:00 “Malaysian Airlines” përshkruan intinerarin e avionitSipas një postimi në Facebook “Malaysian Airlines” shkruan “Malaysian Airlines” konfirmon se ka marrë notifikimin nga kulla e kontrollit të Ukrainës që fluturimi MH17 ka humbur kontaktin më kullën në orën 14:15, sipas orës lokale, 30km nga Tamak afërsisht 50km larg kufirit Rusi-Ukrainë Fluturimi MH17, Boeing 777, është nisur nga Amsterdami në orën 12:15, sipas orës lokale, dhe ishte parashikuar të ulej në Kuala Lumpu në orën 06:10, sipas orës lokale malajziane. Në brod ndodheshin 280 pasagjerë plus 15 antarë të ekuipazhit. Ora 18:30 Poroshenko përjashton ushtrinë ukrainase të jetë perfshire ne sulmMenjëherë presidenti i Ukrainës Poroshenko, ka prejashtuar ushtrinë ukrainase të jetë opërfshirë në këtë tragjedi por ka kërkuar një hetim të mënjëhershëm dhe një shpegim edhe nga kryeministri malazez Najib Razak.Ora 18:00 Putin dhe Obama bisedojne në telefonPas rrëzimit të avionit Malaysia Airlines me 298 persona në bord në Ukrainë , Vladimir Putin ka telefonuar Presidentin e SHBA, Barack Obama. Ky i fundit ka thënë se Shtëpia e Bardhë i ka dhënë direktiva stafit të tij për të mbajtur kontakt të vazhdueshëm me qeverinë e Ukrainës.Ora 18:00 Ministri suedez “nga Moska rraketa tokë-ajër për separatistët” “sipas disa informative, kohët e fundit Rusia ka furnizuar separatistët rus me rraketa tokë-ajër” Shkruan në Tëitter ministri i mbrojtjes suedez Carl Bilt, “Absolutisht e tmerrshme goditja në qiell të hapur e një avioni civil”Ora 17:58 Pro-rusët mohojnë përgjegjësinëPro-rusët mohojnë përgjegjësinë Separatistët pro-rusë kanë mohuar çdo përgjegjësi për rrëzimin e avionit boeing 777 në Ukrainën lindore, duke pretenduar se nuk kanë mjete për të sulmuar një avion në 10.000 m lartësi.Ora 17:53 konfirmohet vdekja e të gjithë pasagjerëveKievi konfirmon vdekjen e të gjithë pasagjerëve në bord Kievi ka konfirmuar vdekjen e të gjithë pasagjerëve që ndodheshin ne avionin e Malaysian airlines rrëzuar në Ukrainë. Nëpërmjet një postimi në facebook Anton Ghranshenko, këshilltar I ministrit të jshtën ukrainas, konfirmon se në bord ndodheshin 280 pasagjerë dhe 15 antarë të ekujpazhit, të gjithë të vdekur. Kiev: E goditën pro-rusët, Moska e mohon Një këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës i cituar nga agjencia Interfax thotë se avioni është goditur nga një raketë tokë ajër e prodhuar në Rusi duke akuzuar separatistët pro rusë si autorë të kësaj tragjedie.Ndërkohë Moska nëpërmjet ambasadorit të saj në OKB mohon përfshirjen në këtë ngjarjeBursa e Wall Street ka rënë vertikalisht duke rënë në nivelin e saj më të ulët. Kjo është raportuar sapo avioni u rrëzua në Ukrainë. Nuk dihet nëse ky është shkaku i kësaj rënie por investitorët janë friksuar.
(Në foto: Harta ku tregonte pozicionin e avionit deri momentin e fundit)(Video: Tipet e raketave të cilat mendohet të jetë qëlluar avioni)