Karriera Ushtarake, PS-LSI rrëzojnë Nishanin, Braho: Ky dekreti më i dobët

Replikës së Presidentit për kryeminsitrin Edi Rama, mazhoranca i është përgjigjur një ditë më pas duke e rrezuar sërish, për ligjin mbi karrieren ushtarake në Forcat e Armatosura. Dekretin e Presidentit që i kthente ligjin mazhorancës, Kryetari i Komsionit të Sigurisë Kombëtare Spartak Braho, e cilesoi me të dobtin në historinë parlmentare.“Lidhur me arsyetimet që bën Presidenti i Republikës në dekretin e tij do të thosha paraprakisht se janë arsyetime të pabazuara madje do të thosha që është dekreti më i dobët i ardhur në këto vite nga një President kur kthen një projektligj”, tha Braho.Dekreti i Presidenti u votua me 80 vota kundër, ndërkohe që abstenoi deputeti Pandeli Majko dhe Vagjel Dule, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme në Kuvend për shkak të bojkotit parlamentar.