Harta e Shqipërisë me 61 ngjyra, Idrizi i PDIU: Duam bashkinë Çamëria
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Korrik 2014, 19:19
Komisioni për reformën territoriale miratoi pasditen e sotme hartën e re territoriale me 61 bashki. I pranishëm në këtë komision ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi tha se varianti me 47 njësi është kompletuar edhe me 14 bashki të reja.“Janë shtuar rreth 14 njësi të reja nga varianti me 47 bashki. Pra ka kaluar harta e Shqipërisë në 61 bashki dhe në asnjë rast nuk kemi dal nga kriteret që komsioni ka miratuar”, tha Çuçi.I pranishëm në këtë komision Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi kërkoi që pjesë e kësaj reforme të jetë edhe Camëria, e përfaqësuar nga Konispoli.“PDIU vendosi që të marrë pjesë këto ditët e fundit në komisionin e reformës administrative si pjesë e pandashme e opozitës, me qëllim studimin e detajuar të nevojës për një hartë të re elektorale dhe kompetenca të reja të pushteti vendor. Ky grup pune ka përgatitur një hartë me 70 bashki, të krijuar jo vetëm me kritere shabllon por edhe me një përqasje të bazuar në konceptin e bashkësisë. Ka krahina tradicionale të vendit tonë që janë bashki të veçanta edhe pse gjenden në të njejtin rreth dhe kjo është marrë parasysh nga grupi i punës së PDIU-së. Fatkeqësisht po shohim sërish se shumica është e gatshme që ta miratojë këtë reformë pa praninë e partisë më të madhe të opozitës. Më lejoni të shpreh qëndrimin tonë të paekuivotë në këtë drejtim. Unë mendoj që kjo nuk është një gjë e drejtë, është një gjë e gabuar sepse reformat e tjera duhen bërë me dakortësi sa më të gjerë. Në pjesën e Çamërisë që ka mbetur në Shqipëri, e cila plotëson të gjitha kushtet për të qenë bashki më vete me qendër Konispolin”, tha IdriziDuke përfshirë rolin e politikës në reformë, Idrizi tha se PD nuk i duhet avokatia e tij.Harta e propozuar nga PDIU përfshin 70 bashki, sipas Idrizit, kjo hartë nuk do të bëhet publike pasi pritet konsensusi mes partive politike kryesore.Gjatë fjalës së tij , Idrizi tha se me reformën territoriale nuk mund të ndodhi si me bllokimin e tre ligjeve nga opozita e asaj kohe."Reforma territoriale është e nevojshme, nuk mund të veprojmë siç ndodhi me bllokimin e 3 ligjeve nga opozita e asokohe”, tha aiNdërkohë kreu i komisionit të reformës territoriale, Bashkim Fino tha se PD synon decentralizimin. Ai kërkoi më shumë kompetenca për pushtetin vendor.“E prisja një përgjigje pozitive nga PD ,mirëpo ata hodhën idenë e decentralizimin e me pas paraqitjen e hartës territoriale. Ata e bënë për arsye politike, ku kërkonin decentralizim. Kërkojmë më shumë kompetenca për pushtetit vendor,ndaj po e realizojmë reformën. Jemi të vetëdijshëm për të bërë decentralizim. Me ligjin e ri qeveria shqiptare do vij me ndryshimin e ligjit për pushtetin vendor.
(Në foto: Harta sipas variantit me 47 njësi vendore(majtas) dhe ajo me 61 njësi vendore(djathtas) )
(Në foto: Harta sipas variantit me 47 njësi vendore(majtas) dhe ajo me 61 njësi vendore(djathtas) )